• |
ide | kryesore

Hajdutë “serialë” të motomjeteve në Tiranë, arrestohet 29 vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për disa vjedhje të motorrave në zonën e Laprakës. Policia njofton se ka vënë në pranga sot shtetasin me inicialet Ç.V. Sipas njoftimit zyrtar, mësohet se i riu ka kryer veprën penale në bashkëpunim me shtetasin R.J i cili është shpallur në kërkim.

“Këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur disa motomjete, në zona të ndryshme të Laprakës. Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se janë autorë të disa vjedhjeve, konkretisht:

  • Më datë 22.02.2021, në oborrin e një spitali, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit E. S.;
  • Më datë 28.02.2022, në rrugën “Lord Bajron”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit K. Sh.;
  • Më datë 14.06.2022, në rrugën “Mahmut Fortuzi”, dyshohet se kanë vjedhur motomjetin e shtetasit B. J.”, thuhet në njoftimin e policisë. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *