• |
ide | kryesore

JLO flet për fillimet e karrierës: Më tallnin për pamjen e jashtme

-Instant, Paparazzi, Slider



Jennifer Lopez ka folur së fundmi rrreth komenteve tallëse që bënin për pamjen e saj.

“Unë u rrita rreth grave të kolme, kështu që nuk ishte asgjë për të cilën më vinte turp,” u shpreh Lopez, në dokumentarin e saj, ‘Halftime’.

Por, kur ajo filloi në industrinë e argëtimit, “ideali i bukurisë ishte të ishe shumë e hollë, bjonde, e gjatë,” shpjegoi ajo.

“Ishte e vështirë kur dëgjon se si  njerëzit tallen me ty”, rrëfeu artistja. “Por unë përfundova duke ndikuar në gjërat  që kurrë nuk kam menduar se do ndikoja.”

Pjesa e parë e dokumentarit u shfaq premierë në Festivalin e Filmit Tribeca, disa ditë pasi Lopez pranoi çmimin Generation Award gjatë MTV Movie & TV Awards 2022.

“Dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më dhanë këtë jetë, më dhanë gëzim , dhe ata që ma thyen zemrën. Ata që ishin të vërtetë dhe ata që më gënjyen.Dua të falënderoj dashurinë e vërtetë dhe dua të falënderoj të gjithë njerëzit që më thanë në fytyrë – ose kur nuk isha aty – që nuk mund ta bëj këtë.Unë me të vërtetë nuk mendoj se do ta kisha bërë këtë pa ty” deklaroi Jennifer./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *