• |
ide | kryesore

Merret në mbrojtje polici, fotoja e të cilit u gjet në telefonin e Dumanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet shqiptare kanë marrë në mbrojtje efektivin e Policisë me iniciale K.G fotoja e të cilit u gjet në telefonin e të akuzuarit për disa vrasje, Nuredin Dumani.

Sipas Ora News, që citon burime zyrtare mësohet se fotoja e punonjësit të policisë është gjetur në telefonin e Nuredin Dumanit pas arrestimit të tij në Fier.

Dyshohet se ai kishte marrë porosi për të vrarë punonjësin e policisë nga një grup kriminal i cili operon në qytetin e Elbasanit.

Hetuesit po mundohen të zbulojnë personat që ia kanë dërguar foton Nuredin Dumanit. Efektivi i policisë me iniciale K.G ka qenë oficer në drejtorin e policisë Elbasan.

Aty ai ka qenë pjesë e hetimeve të ngjarjeve kriminale atje dhe më pas është transferuar në Tiranë. Ai kërkoi mbrojtje, por u deshën disa javë derisa vendimi është miratuar zyrtarisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *