• |
ide | kryesore

Pamje nga ngjarja/ Kush ishte i moshuari që u ekzekutua në Shkodër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në Shkodër. Një i moshuar, 74 vjeç i identifikuar si Lulash Qepuri u ekzekutua me armë nga persona ende të paidentifikuar brenda lokalit të tij në fshatin Stom Golem. Autori ka qenë i maskuar dhe ka qëlluar me shotgun. 

Viktima rezulton invalid dhe sipas informacioneve të para nga policia edhe ka qëlluar me 16 plumba me armë automatik kallashnikov drejt autorëve. Qepuri u dërgua në spital i plagosur rëndë, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Ka qenë djali i viktimës ka marrë në telefon policinë dhe iu ka deklaruar se i kanë vrarë të atin.

Viktima e atentatit është një emër i njohur për policinë.

Në tetor 2011, atëherë 63 vjeç ai u arrestua nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin dhe në banesën e tij ngjitur me lokalin, janë gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, municione luftarake si dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa.

Në atë kohë policia sekuestroi 1 automatik mod.56, 1 revolver shtatëshe, 262 fishekë të modeleve të ndryshme, fitila zjarr përcjellës, 111 copë kapsolla detonatorë, si dhe një qese prej 55 gram me fara të bimëve narkotike kanabis sativa.

Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, teksa ka marrë në pyetje disa persona. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *