• |
ide | kryesore

Papa thirrje botës: Mos harroni luftën në Ukrainë

-Instant, Lajme, Planet



Papa Françesku i ka bërë thirrje njerëzve që të mos harrojnë luftën në Ukrainë ndërsa konflikti vazhdon në ditën e 112-të, sipas CNN.

“Të mos mësohemi të jetojmë sikur lufta të ishte diçka e largët. Dashuria jonë, lutja jonë, ndihma jonë shkon gjithmonë për njerëzit që vuajnë shumë dhe që atyre që po tregohen martirë të vërtetë,” tha Papa.

Papa Françesku tha gjithashtu se lufta në Ukrainë ndoshta në një farë mënyre ose u provokua ose nuk u parandalua nga NATO. Ai foli gjithashtupër “brutalitetin dhe ashpërsinë” e luftës, duke theksuar se rreziku më i madh është se bota nuk po sheh dramën e vërtetë që po shpaloset pas kësaj lufte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *