• |
ide | kryesore

“S’mban më ujë pilafi”, protestë para Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ashtu siç kishin paralajmëruar, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin ‘Skëndërbej’ për të protestuar kundër rritjes së çmimeve

“Nuk mban më ujë pilafi’ është motoja e protestës që nisi në orën 18:00.

Qytetarët marshhuan drejt Kryeministrisë, ndërsa u bënë thirrje edhe të tjerëve t’u bashkohen në kauzën e tyre.

“Ne duhet të reagojmë e të flasim. T’i tregojmë qeverisë se nuk do të mbetet me kaq. Do të ketë protesta dhe reagime deri kur të arrijmë atë që duam. Boll më me heshtje. Se durojmë këtë dhunë sistematike që po bënë shteti.”-shprehen ata.

Pjesëmarrësit në protestë janë nga studentët e duke përfunduar me moshat e treta, që kërkojnë rritje të pensioneve. Protesta ishte e qetë, ndërsa nuk pati prezente forca të mëdha policie.



4 Comments

  1. Kam thënë dhe prap them se shqiptarët e Shqipërisë janë iditë që se gjen në ruzullin toksor ku jan pse spo protestojnl edhe më shum ah farën e nënës komuniste

    1. Shqiptaret e duan qeverine me te sukseshme ne 30 vjet prandaj nuk protestojne se e kane votuar vete o klluf kari

  2. NE DIKTATURA ESHTE ZOR TE PROTESTOHET , KOMUNISTO-PUNISTO-SOCIALISTET NEPERMJET PATROZHANISTEVE BAJNE PRESION PUNOJSVE ME VENDIN E PUNES , BIZNESEVE ME TAKSA , DHE SFUMOJNE PROTESTAT , REALITETI HIDHUR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *