• |
ide | kryesore

“Sunny Hill” i Dua Lipës braktis Prishtinën për Tiranën për konçensionin 99-vjeçar

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Prej kohësh në Tiranë ishte parë shpesh Dukagjin Lipa, babai i yllit të Pop-it me famë botërore Dua Lipa. Flitej se po bisedonte për të organizuar një concert në Tiranë, por në fakt diçka tjetër, më e madhe po bluhej. Duke shfrytëzuar mosmarrëveshjet mes politikanëve të Shqipërisë me ata të Kosovës, ai duket se ka gjetur një mënyrë për të zgjidhur problemet me të cilat përballej prej vitesh në Kosovë, duke larguar festivalin e njohur “Sunny Hill” nga Prishtina.

Lajmi për zhvendosjen në Tiranë të festivalit mjaft të njohur u zyrtarizua këtë të martë nga vetë organizatorët. Shkak ishin bërë zvarritjet gati 3-vjeçare të autoriteteve vendase për t’i dhënë një hapësirë në përdorim për 99 vjet fondacionit për zhvillimin e festivalit.

Në një letër të gjatë publike që Dukagjin Lipa u ka dorëzuar autoriteteve më të larta të Kosovës ai shpreh keqardhje për këtë vendim, por thotë se ishte e pamundur që të vijonte në këtë mënyrë pasi çështja po politizohej.

“Në vend të përkrahjes, kërkesa e festivalit është politizuar, janë tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe kompentencat e MAPL mbi Komunën e Prishtinës, është injoruar vendimi i shumicës së Kuvendit Komunal, është ushtruar ndikim i paralajmëruar direkt mbi MAPL nga ana e asamblistëve të opozitës komunale, dhe për pasojë ne edhe sot, pas gjithë kësaj kohe, nuk e kemi një vendim final i cili do të na mundësonte mbajtjen e festivalit në Prishtinë” – shkruan Lipa.

“Nevoja për fitore të vogla politike nga ana e asamblistëve komunalë, fatkeqësisht mbeti mbi interesin e shtetit dhe mundësinë për rritjen e një platforme të rëndësishme të diplomacisë kulturore dhe turizmit kulturor” – shkruan babai i artistes me famë botërore.

Vetë Dua Lipa nuk pati komente për braktisjen e Prishtinës, por ajo postoi një foto të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram, që tregon se festivali po zhvendoset në Tiranë.

Komuna e Prishtinës kishte rënë dakord më herët që t’i japë “Sunny Hill Festival” 17 hektarë tokë në shfrytëzim për 99 vjet. Por procedurat janë zvarritur më tej në qeveri. Përfaqësuesit e Vetëvendosjes nuk kanë qenë dakort për një koncension për një periudhë aq të gjatë për Sunny Hill.

Propozimet për ta ulur periudhën në 15 apo 20 vjet janë refuzuar nga organizatorët, që kanë gjetur në Tiranë një alternativë më të mirë dhe më të përshtatshme për festivalin.

Këtë vit, festivali ishte parashikuar që të mbahej nga 4 deri më 7 gusht në Prishtinë. Në të njëjtat data do të mbahet në Tiranë. Në mediat e Kosovës flitej se këtë vit ishte parashikuar të ishte e ftuar Madona dhe Coldplay.

Në edicionet e kaluara pjesë e tij kanë qenë emra të njohur të muzikës pop, hip hop etj si Miley Cyrus, Dua Lipa, Calvin Harris, Martin Garrix, Action Bronson, etj.

Largimi i këtij festivali nga Prishtina ka shkaktuar atje një furtunë reagimesh politike. Opozita ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse për dështimin. Në një reagim të saj ministria e Kulturës thotë se nuk e ka anuluar dhënien e hapësirës për Sunny Hill, por ka kërkuar dokumente shtesë.

“Njoftojmë opinionin publik se MAPL nuk e anuluar apo rikthyer në rishqyrtim këtë vendim, por ka kërkuar sqarim dhe dokumente shtesë të cilat mungojnë”, thuhej në njoftim.

Për më shumë, qeveria i ka cilësuar dokumentat e Sunny Hill, që organizohet nga Dukagjin Lipa, babai i këngëtarës së famshme Dua Lipa, si të pakompletuar.

“Kemi kërkuar sqarime shtesë në lidhje me vendimin e Komunës së Prishtinës me theks të veçantë për kohëzgjatjen e dhënies në shfrytëzim dhe pjesën e parcelës prej 17 hektarësh, sa ishte kërkuar në shfrytëzim, një pjesë e së cilës ka statusin e tokës bujqësore”, thuhet në reagimin e Qeverisë Kurti.

Por, një prej organizatorëve të Sunny Hill, Albert Kastrati ka mohuar faktin se festivali ka kërkuar tokë falas. Në vend të kësaj, ai thotë se gjithë sa kërkohej ishte një hapësirë dinjitoze për eventin, për të cilën ishte premtuar që në pjesën tjetër të vitit të ishte park publik.

“MAPL-se i kemi propozu mos me na dhanë as tokë as kurgjo, veç me e bo ajo vet një hapësire dinjitoze për festivale, e na veç me marrë leje për organizim të festivalit. Kjo, meqë propozimi qe na me investu 7M në hapësire publike e me e lënë të hapur si PARK PUBLIK gjatë gjithë vitit për krejt qytetarët, nuk është pëlqye si propozim. Ne fakt, është kundërshtu zëshëm. Ende jemi në pritje të përgjigje”, ka shkruar Kastrati.

Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë është kapur në befasi. Asamblistët e quajtën “lajm jo të mirë” ikjen e Sunny Hillit dhe sqaruan kërkesat që kishin pasur.

“Kërkesat tona në raport me marrëveshjen e negociuar kanë qenë që prona të mos jepet për 99 vite por për një periudhë 15-20 vite dhe që kjo hapësirë të mund të shfrytëzohet edhe për koncerte tjera që nuk janë të karakterit të njëjtë si Sunny Hill, si dhe të kryhen të gjitha procedurat administrative dhe plotësimi i dokumentacionit konform kërkesave ligjore”, thuhej në reagimin e LVV në Prishtinë.

Më herët, shefi i antarëve të asamblesë së Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës, Gëzim Sveçla, reagoi në “Facebook”, për tërheqjen e festivalit Sunny Hill nga Kosova.

Ai u shpreh se duhet të mirëpresim dorëheqjen e Sunny Hillit nga 99 vjet pronë në Prishtinë, ndërsa shtoi se organizatorët nuk kanë arsye për t’u tërhequr nga Kosova nëse nuk janë në ndonjë pazar tjetër.

Nuk mund të mungonte në këtë situatë komenti i kryeministrit Edi Rama dukshëm i ekzaltuar për fitoren ndaj “rivalit” të Prishtinës.

“Festivali “Sunny Hill” vjen në Tiranë, ku në javën e parë të gushtit Dua Lipa dhe të ftuarit e saj do të ndriçojnë netët e kryeqytetit me shkëlqimin e tyre. S’ka si Tirona jo” shkruan Rama, që ç’është e vërteta e ka pritur me një vëmëndje të veçantë familjen Lipa.

Në gusht të vitit të kaluar, Rama i rezervoi një pritje speciale Dukagjin Lipës, vajzës së tij Dua, ish të dashurit të saj Anwar dhe familjarëve të tjerë, kur i bashkoi  me familjen e tij në një udhëtim drejt plazheve të jugut./ LAPSI.al



20 Comments

    1. Shqiperia eshte parajsa e korrupsionit dhe konçesioneve 100 vjeçare per 1 euro. Ndersa Kosova eshte shtet i fort dhe ligjor.

  1. Lapsi kujdes me fotot … Gishti i mesit i Duas është disi problematik aty, përveç se përçarës.

    Me t’mira.

  2. Sunny Hill ka kerkuar pronesi mbi token publike per 99 vjet. Me falni por organizatoret do jetojne 99 vjet? Apo Dua Lipa do ia transferoje pronen femijeve te saj? Qeveria e KS i ka ofruar 15-20 vjet pronesi, qe eshte e drejte dhe la ta kuptojne mbare njerezit qe qeveria e KS nuk ka rene viktime e shantazhit te dikujt edhe sikur ai shantazh te vije nga ylli i popit boteror! Bravo ne kete rast! Perndryshe Rama me lali Erin, jane produkt i konceptit te fasades, ketu ne AL gjithcka behet per fasade, dhe mburrje ne kurriz te transparences dhe sundimit te ligjit! Me nje fjale, te bejme koncerte e fedtivale sikur cdo gje eshte OK qe ne fakt nuk eshte….edhte nje varferi, degjenerim i jetes dhe korrupsion dhe vjedhje…shkurt, miserable!

    1. Paske thene ate qe do thoja dhe une, BRavo.
      Lavirja me emrin Dugagjin Lipa (qe jeton si parazit me paret e vajzes se tij), iu duk vetja papritur aq i rendesishem, sa t’i veje kushte qeverise dhe shtetit te tij, e bile edhe nje afat te shkruter kohor qe ti kthente pergjigje(dhe shpresonte per pergjigjen JO). O populli im, dinjiteti duhet te jete mbi te gjitha,dhe i panegociueshem.Sna duhen as leket dhe reklamat qe na ben Dugagjin Lipa, nqs skemi dinjitet dhe i nenshtrohemi arrogances dhe kushteve te Dugagjin Lipes. Po kush eshte ky pis dhe kjo familje,qe fitoi adhurimin e kombit shqiptar, duke na u hequr se e dashka Kosoven dhe Shqiperine, si patriote, dhe jo(sic po del tani) per te perfitu nga ne? Nqs e don Kosoven dhe Shqiperine, pse nuk e ben FALAS, por e rrjep rinine tone te papune me minumimu 55 euro nje bilete? SPse genjen qe po e ben kete “festival” per bamiresi, dhe te vetmit qe perfitojne nga bamiresia jane xhepat e DUgagjinit dhe Dua Lipes? Pse na paraqitet sikur Kosova apo Shqiperia ka nevoje per te dhe na rendit ato shifrat se sa here ka dale prishtina ne GOogle? Jo sna duhet kjo lloj”bamiresie”shantazhuese.Edhe Tiranen po e shfrytezon per pazar, per t’uia rrit cmimin Prishtines.prandaj nuk i duhet kjo familje perfituese,as Kosoves as Shqiperise. Ato 55-100 euro me mire jepjani Noizit ne koncertin qe do e beje, e te bakten i harxhon ne Shqiperise sesa familjes se pangopur LIpA qe vjen ketej ,merr leket e shqiptareve dhe i harxhon andej.Dhe ne fund del qe paska bere bamiresi.

  3. Kosova ka qeveri te pergjegjshme dhe nje kryeminister te pashantazhueshem, qe nuk punojne per fasade edhe pse ne shume ide mund te mos jem dakort me Albin Kurtin.

    Ne Shqiperi mbizoteron vetem fasada, BUKE DHE CIRK, fatkeqesisht.

    1. Nje bilete per te pare surratin e Dua Lipes varion nga 70-250 euro .Po e marrim mesatarisht 160 euro. Nqs pjesmarrja ne festivalin e fundit te saj ishte rreth 18,000 -20,000 sic ajo tha, atehere i bie qe vetem nga biletat ka perfituar 3 200 000 euro. Por meqe pjesmarrja sivjet pritet te jete te pakten 2 fish me shume, pra i bie 6 400 000 euro vetem nga biletata. Sa dhjetera milion euro te tjere perfiton nga kontrata e fshehte mes Dukagjin Lipes dhe Erjon Veliajt? Po toka qe fiton per 99 vite? Po sherbimet(perfshi pijet) qe do ofrohen vetem nga ata te Dua Lipes,dhe jo nga biznese te tjera? Po fitimet qe do marri nga intervistat neper media? Po aktivitetet qe do organizoje Veliaj dhe Rama me te, e qe edhe per keto “diva ” Dua do kerkoje leke te tjera? Bejini pra llogarite dhe do kuptoni qe ato leke me mire t’i perdorte per gjera te tjera Rama dhe Veliaj

  4. Dhe fatkeqesia me e madhe eshte qe kush e degjon Erjon Veliajn, thote ky vdiska per Kosoven. E ne anen tjeter, fshehtas, punon kunder interesave te Kosoves, sic beri duke iu servilosur(punen qe ben me se miri) Dritan AbazoVicit. Edi Rama te pakten pro-serbizmin e tij e shpreh hapur, kurse ky veliaj, hapur na del si patriot, dhe prapa perdeve ben te kudnerten. Ju Lutem vellezer socialiste shqiptare, kthejeni trurin ne pune, dhe nqs duruat Ramen kaq shume vite, te pakten mos filloni te duroni edhe Erjon Veliajn, per 4 mandate te tjera,sepse ne fund te 4 mandateve te tij, popullia ne Shqiperi do jete: 40% sllave (serbe,ruse,bjellorus), 40% popullsi e hapur multietnike dhe multi rracore nga afrika-azia, dhe vetem 20% shqiptare me moshe mesatare 65 vjecare, prandaj mos mbani gjalle Edi Ramen dhe Erjon Veliajn vetem se jeni aq militante sa sdoni t’ja jepni voten nj partie tjeter.Nqs jeni keshtu, atehere nuk ekuptoj se pse nuk zgjidhni njerez te tjere, si Pandeli Majko, Arben Malaj, Arta Dade?Ata as nuk jane percares, as nuk jane pro serb, dhe as konfliktual me opoziten, dhe jane te majte, sic jeni ju o socialiste.A po e shikoni qe ky kaln Rama-Veliaj Gazeta tema po e percajen kete komb> A mendoni se serbet do jeni me te afert me ju se sa shqiptaret e Koso0ves qe dashje pa dashje po i largoni dhe po beni qe edhe ata te largohen? Thirrini mendjes se do jete vone

  5. Shqiperia nuk ka nevoje per te tilla evente bazuar ne interesa biznesi dhe thjesht per marketing.

    Kontratat 99 vjecare jane sa te padrejta aq edhe skllaveruese.

    A do te kendoje kaq gjate dhe a do te kete festival njeshekullor Dua Lipa?!

    Sigurisht qe jo, ndaj kjo marreveshje e ka pisllekun brenda nga te dyja palet nenshkruese.

  6. Më në fund një urim/ Aleati i Putin i shkruan letër Berishës: Suksese në detyrën tuaj me përgjegjësi të lartë, të mbrojmë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *