• |
ide | kryesore

Turqia: Në pritje të përgjigjes së Rusisë mbi planin e OKB-së për eksportin e grurit ukrainas

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha vendi është në pritje të një përgjigje nga Rusia për krijimin e një “korridori të sigurt” për eksportin e grurit nga Ukraina, pa pasur nevojë të pastrojë minat në një pjesë të Detit të Zi, sipas BBC.

Cavusoglu ka detajuar një plan të OKB-së për hapjen e një korridori detar nga Ukraina për eksportet e grurit, duke thënë se mund të krijohen rrugë të sigurta pa pasur nevojë të pastrohen minat rreth porteve të Ukrainës.

Plani ndryshon nga propozimi i tij i mëparshëm për të çminuar portet e Ukrainës, një lëvizje për të cilën Kievi ka frikë se do ta bënte atë shumë më të prekshme ndaj sulmeve ruse nga Deti i Zi. Cavusoglu diskutoi planin me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Ankara javën e kaluar, por tha se nevojiteshin diskutime të mëtejshme me Moskën dhe Kievin.

Lavrov tha se Ukraina do të duhet të pastrojë vetë minat rreth porteve të saj.

Ai tha se do të “duhej pak kohë” për të çminuar portet e Ukrainës dhe se mund të krijohej  një korridor i sigurt detar në zonat pa mina, sipas propozimit të OKB-së, duke shtuar se Turqia ishte ende në pritje të përgjigjës së Moskës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *