• |
ide | kryesore

Vendimi i Apelit, Pasuritë e vëllait të deputetit Mahmutaj mbeten të konfiskuara

-Instant, Arkiva, Planet



Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lë në fuqi vendimin për konfiskimin e pasurive të vëllait të deputetit Kasem Mahmutaj, vetë deputetit dhe vëllait tjetër të tyre.

Gazmend Mahmutaj, vëllai i deputetit, rezultonte i dënuar për akuzën shfrytëzimit të prostitucioni në Itali.

Mamutaj kishte apeluar vendimin nr. 11, datë 22 shkurt 2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi konfiskimin e disa pasurive.

Sot (15 qershor 2022) Trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, i përbërë nga gjyqtarët Nertina Kosova, Dhimitër Lara dhe Daniela Shirka vendosi: “Lënien në fuqi të vendimit nr.11, datë 22.02.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, sqaroi gjykata.

Në vendimin e shkallës së parë numërohen 22 pasuri të konfiskuara ndaj tre vëllezërve Mahmutaj, mes të cilave ndodhen edhe pronat e deputetit. Nga deputeti Kasem Mahmutaj, me urdhër të gjykatës, kaluan në favor të shtetit dy apartamente, dy sipërfaqe trualli dhe një automjet. Ndonëse i deklaruan si të ardhura nga emigracioni, gjykata vlerësoi se pasuritë e Behar, Kasem dhe Gazmend Mahmutaj nuk justifikohen dhe se ka dyshime që burojnë nga krimi sa kohe ky i fundit rezulton i dënuar.

Vëllai i deputetit, Gazmend Mahmutaj me emrin e ndryshuar në Eduart Toska rezulton të jetë shpallur fajtor nga gjykata e Veronës në Nëntor 1993. Ky vendim për akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit është konvertuar në Shqipëri me tetë vjet burg në të njëjtin vit. Ndërkohë që ne 2020 pasurite e të dënuarit dhe familjareve të tij u vendosen nën kontrollet e OFL e me pas të kërkimeve të SPAK që shkoi në gjykatë me kërkese bllokimi. Deputetit dhe dy vëllezërve të tij ju është lëne pa konfiskuar vetëm nga një banese që u toleruan nga gjykata për motive sociale dhe strehimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *