• |
ide | kryesore

Vizita e Ramës në Ukrainë, Gjekmarkaj: Të ketë kujdes se mos e marrin peng

-Instant, Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në Kiev.

Me ton ironizues Gjekmarkaj paralajmëron një fund të keq për Ramën në Ukrainë.

Deputeti shkruan se Rama po i mëson Zelenskyt taktikat e luftës guerrile, duke e paralajmëruar të bëjë kujdes se mos e marrin peng.

Kryeministri Edi Rama në orët e para të mëngjesit së 15 qershorit ka mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

I pari i qeverisë në këtë udhëtim ka qenë bashkë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç dhe kanë udhëtuar fillimisht drejt Polonisë, ndërsa prej andej janë nisur me tren për në zemër të Ukrainës.

Dy krerët e Qeverive të Ballkanit Perëndimor u pritën nga forca të shumta ushtarake dhe delegacioni ukrainas, raporton AP.

Të shoqëruar nga delegacionet përkatëse, ata do të nisen fillimisht drejt rajonit të Buchas, ku masakra ruse është vërtetuar më së shumti.

Rama dhe Abazoviç do të vizitojnë zonat e bombarduara të Borodyanka-s dhe Irpin-it dhe ekspozitën për luftën ruso-ukrainase.

Më pas në orët e para të mesditës ata do të takohen me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Nga aty tre liderët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Vizita do të vijojë me takimin e kryeministrit të Ukrainës, Denys Shmyhal, dhe kryebashkiakut të Kievit, Vitali Klitschko.

Rama është i shoqëruar nga Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Endri Fuga, Drejtor i Agjencisë për Media dhe Informim, Volodymyr Shkurov, Ambasador i Republikës së Ukrainës në Shqipëri, Dorjan Duçka, Këshilltar i jashtëm.

REAGIMI I GJEKMARKAJT

Babo i mëson Zelenskit taktikat e luftes guerrile.
Një ngjarje e madhe ndodhi sot në Botë. Si jetim i la evleterit e tij. Babo mori rrugën atje ku lufta ndizet zhari. Dolën ministrushët e ministrushet që me natë në aeroport e një e nga një me Babon përqafoheshin si shoket e malit dikur motit! Babo ruhu! Kujdes Babo! Mendo Kombin Babo mes hukamash e vajit i jepnin ngjatetimin e fundit heroit që vështrimin në horizontin e agimit ngulte. Në atë mugetirë shpirtrash të zalisur u ndie një zë Babo , Bobo a do me sjellesh matrioshka ruse? Tridhjetë shikime acar ranë mbi të! Babo po shkon të luftojë kundër ruseve dhe mallrat e tyre janë nën embargo. Babo psherëtiu !! Por në fund u nda me të gjithë si Kostandini me Dhoqinën.

Pastaj hajde mos thuaj që Babo nuk është trim si Selam Musai apo Mic Sokoli. Zulmen e kombit e ngjiti në apogje.
Sapo aeroplani u shfaq në qiellin e Kievit ruset e morën vesh, ikën nga sytë këmbët dhe u futen në vendstrehime. Ca prej tyre kishin mbushur poturet, dhe duhma e groshës tartare ndihej në ajër. Erdhi thanë zjarrmi i tokës Skenderbeu i shqiptarëve.

Hajde mos të iknin se ulej dhe i bënte rezil me dy a tre thagma nga të vetat.
Populli martir harroi vuajtjet kur pëllumbi i paqes po ulej. Babo është apostull i lirisë dhe armik i tiranisë.

Sapo u takua me Zelenskin pa shkëmbyer mirë përshëndetjet e rastit, i tha: me jep një helmetë-eja të ikim në front ! Unë vertetë jam më artisti i Kryeministrave dhe Kryeministri më i mirë i artistëve siç do ta përkufizonte Këthe Spiri por di edhe art ushtarak.

Jo vëlla, ja ktheu Vlodimiri është me rrezik të madh kam përgjegjësi për ty, je goxha udhëheqës, shef i një vendi të Natos!!
E të zënë rob, ç’ na mbet, ku i dihet ata ushtaret kanë lexuar tregimin tënd antologjik të përkthyer në çdo gjuhë “Ina Ina hiqi brekët” e na gjen belaja se tani nuk u bëjnë sytë dritë nga humbjet.
Babo i tha dëgjo! Unë kam eksperiencë të madhe me taktikat guerrile ndaj kam ardhur të ti mësoj dhe ty !



41 Comments

    1. Sa here qe shoh portretin tend o Gono me baluket e lepira dhe duke i shtuar humorin bajat mendja me shkon tek gaztoret qe dikur mbanin mbreterit.
      Ti je ndoshta i vetmi autor ne Bote qe kur i lexohen satirat ne nje auditor asnje nuk qesh me perjashtimin tend deri sa skuqesh dhe surrati te behet si bythe Gomari qe duke i shtuar baluket perfundon ne nje Vic te lepire.

  1. Ky Gjekmarkaj mire qe sbotoi ndonje liber ashtu si kishte shkruar.Po shqetesohet per Ramen ky apo si e ka hallin?

  2. Je shume njeri i ulet o Gon Gjekmarkaj duke filluar nga lajmet pa lidhje qe ben e deri tek njeriu injorant qe je

  3. Ja njerzit injorant cfare thone
    Jeni pervecse injorant dhe skutha
    Z Rama ka tteguar qe eshte trim dhe po i fal nje mbeshtetje te madhe ukraines ndrryshe nga ju te tjeret qe vetem budalliqe nxirni nga goja

  4. Nje gje tamam e ka thene te pakten qe Rama eshte BABO dhe po ben gjera shume te medha dhe ne te mire te vendit ndryshe nga partia juaj z.Gjekmarkaj

  5. Komentet ironizuese she palidhje te pd per punen e qeverise. Se kuptoj pse duhet qe cdo gje pozitive qe nsosh ne vensin tone ata ta komentojne negativisht

  6. Po pd te ishte ne keye te shtetit aso bente asgje lidhur me kete situate. Jo vetem per kete, por sdo bente asgje te mire pee kete vend. Keshtuqe ti kurseje komentet ironizuese

  7. Kjo partia demokratike vetem trazira shkakton,vetem per kete eshte se per te bere naj te mire per popullin ska shance…

  8. Humorist i madh qenka ky… po ik o zotri shih punet e tuja. Rama aty nmes luftes ti vjen bon umor ktej nga gazetat e portalet… hajde gazetar hajde

  9. Rama po rrezikon jeten per hir te politikave te jashtme te shqiperise nderkoh qe ne portalet ketu pasqyrohet ne menyre negative… per te ardhur turp

  10. Ky flet krejt pa lidhje dhe e meriton me e shpla njer nga ropt mos ki merak se nuk e gje gje Z rama sepse ai po ju jep mbeshtetje atyre dhe kurajo

    1. Ne fakt ben shume pune dhe te gjitha ne funksion te nje misioni largpames: te rrjepe dhe varferoje shqiptaret deri ne palce, qe te mos kene me fuqi te porotestojne.

      Turp per patronazhistet!!!

  11. Ky eshte i mbushur se sberi dot gol ne asnje vend dhe tani ec flet po kapi kapi po skapi prap ska problem per kte

  12. Ca qan hallin e edit ai iken per mbeshtetje ju rrini flisni ktej budalliqe behuni njerez pra mbeshteteni dhe ju kete vend

  13. ahhahaahahh po si mo su bet njher njerez tamam te hapni syt e te shikoni cbehet ai po iken ne kete kohe ne ukrain ne kete kohe te keqe

  14. ky koment eshte shumeca e shqipetareva qe nuk folin per aktin po folin per personin jan si ato qe thon per cdo gje skena buk me honger kot ka lidhj kshu me duket dheky koment mua

  15. Vizita e dy kryeministrave te Shqiperise dhe Malit te Zi ne Ukraine duhet pershendetur. Eshte nje gjest solidariteti me nje popull qe po perballet me agresionin rusomadh. Kjo vizite na nderon si komb.

  16. Maloku Gjekmarkaj vuan nga ndjenja e inferioritetit Zaten nje njeri i rritur me trung poshte kokes ne vend te jastikut dhe flinte ne nje dhome me derrat dhe bagetite e tjera E kishte morrin per tu vra me llastik Edi Rama i jep alergji se eshte lindur dhe rritur ne mes te Tiranes duke degjuar muziken e Beatles,Abba , Scorpions etj me prinder intelektual dhe familje artistesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *