• |
ide | kryesore

16 kolegët u arrestuan, gazetarët në Turqi dalin në protestë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Disa gazetarë turq u mblodhën për të protestuar në Dijarbakir në solidaritet me 16 kolegët e tyre që u arrestuan nga një gjykatë turke, duke thënë se kjo është një përpjekje për ti mbyllur gojën “medias së lirë”.

“Kolegët tanë u ndaluan për shkak të veprimtarisë së tyre gazetareske dhe gjatë marrjes në pyetje në prokurori dje pamë edhe një herë një skenar, që dihet nga ne. Ata i morën në pyetje miqtë tanë tërësisht në bazë të lajmeve që bënin, programeve që bënin, pamjeve që shkrepnin”, thotë gazetarja Beritan Canözer.

“Akuzat e ngritura nga prokurori dhe gjykata ndaj miqve tanë nuk kanë bazë dhe të gjitha do të përgënjeshtrohen“, thekson Bilal Gundem.

“Me gjithë presionet dhe imponimet që u janë bërë kolegët tanë dhe ne kemi një qëllim dhe ai është të japim mesazhin. Nuk mund të na mbyllni gojën. Presionet mbi shtypin e lirë nga e kaluara, dhe kjo që po ndodh tani gjithmonë ka synuar të pengojë shoqërinë të mësojë të vërtetën”, thotë Rosa Metina.

Gjashtëmbëdhjetë gazetarë turq të arrestuar thuhet se janë të lidhur me mediet pro-kurde. Në pritje të gjyqit dhe u akuzuan se i përkisnin një “organizate terroriste”, sipas një avokati./ TCH



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *