• |
ide | kryesore

45.5 kg kokainë në Portin e Durrësit, prangoset administratori i firmës që porositi ngarkesën

-Instant, Lajme, Të fundit



Ditën e sotme janë vënë në pranga dy persona pasi u kap kokainë në Portin e Durrësit. Mësohet se është arrestuar shtetasi  Arben Ferizi,  30 vjeç, administrator i kompanisë që kishte porositur ngarkesën e mishit të pulës në Brazil ku u gjet droga dhe edhe 39-vjeçari me iniciale  Egert Vargu me detyrë agjent doganor i kontraktuar nga kjo kompani.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme në portin e Durrësit, është gjetur një ngarkesë me 40 pako kokainë brenda një kontenieri me mish pule. Kokaina me peshë 45.5 kg vinte nga Brazili, për llogari të një subjekti tregtar në Maqedoninë e Veriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *