• |
ide | kryesore

Aksion në Tiranë, kapen armë e municione

-Instant, Lajme, Të fundit



Armë dhe municione, janë kapur gjatë një aksioni policor të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Siç shihet në pamje, armët ishin të futura brenda disa kutive përkatëse dhe nuk dihet ende nëse ishin bërë gati për tu trafikuar, apo se për çfarë do përdoreshin.

Në këtë aksion janë sekuestruar armë të lehta si pistoleta por edhe nga ato të rëndat siç janë “shotgun”.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka mundur të shoqërojë së paku një person.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *