• |
ide | kryesore

Amber Heard: Jam ende e dashuruar me Johnny Depp

-Instant, F1, Paparazzi



Amber Heard pranoi se ajo ende e do Johnny Depp, pavarësisht pretendimeve të saj se ai ka abuzuar me të .

“Absolutisht. E dashuroj. Unë e doja atë me gjithë zemër”, deklaroi  aktorja e “Aquaman” për Savannah Guthrie gjatë intervistës për NBC News.

“Unë u përpoqa të bëja më të mirën që munda për të bërë të funksiononte një marrëdhënie që ishte e prishur dhe nuk munda. Nuk kam aspak ndjenja të këqija apo keqdashje ndaj tij.”

Depp paditi Amber, për shpifje në lidhje me një artikull të Washington Post të vitit 2018, në të cilin ajo e quajti veten viktimë e abuzimit në familje.

Megjithëse,emri i tij nuk u përmend në pjesë, ai u shkrua pasi Heard akuzoi aktorin  e “Edward Scissorhands” për abuzim në një urdhër ndalimi të paraqitur në vitin 2016.

Ajo përsëriti pretendimet e saj gjatë dëshmisë në gjyqin e fundit,duke pretenduar se Johnny  e kishte rrahur dhe kërcënuar se do ta vriste kur ai ishte nën efektin e drogës dhe alkolit.

Pavarësisht pretendimeve të saj, një juri ra dakord unanimisht më 1 qershor se editoriali kishte të bënte me Depp dhe i dha atij 10 milionë dollarë si kompensim dhe 5 milionë dollarë si dëmshpërblim.

“Zhgënjimi që ndjej sot është i pafjalë,” u shpreh Amber, e cila mori 2 milionë dollarë si dëmshpërblim për kundërpadinë e saj, në një deklaratë pas vendimit.

“Më thyhet zemra që mali i provave ende nuk ishte i mjaftueshëm për t’i bërë ballë fuqisë dhe ndikimit të ish-bashkëshortit tim. Jam edhe më e zhgënjyer me atë që ky vendim do të thotë për gratë e tjera.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *