• |
ide | kryesore

Edhe Delta investitor strategjik, merr 242 mijë metra katrorë tokë shtetërore në Dhërmi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



242 mije metra katrorë tokë shtetërore në zonën midis Dhërmiut dhe Palasës do t’i jepet një tjetër investitori strategjik.

Investitori është kompania delta e cila do të ndërtojë një resort turistik të shtrirë në 320 mijë metra katrorë, 242 mijë metra në tokën shtet dhe pjesa tjetër në tokë private, raporton Euronews.al.

Në shkurt të 2021 komiteti i investimeve strategjike miratoi kërkesën e kompanisë delta për ndërtimin e një resorti me 440 dhoma në një sipërfaqe prej 62 mijë metrash katrorë për fazën e parë të projektit.

Investimi për këtë projekt do jetë 51,2 milionë euro.

Në 15 korrik 2021 komitetit ka miratuar fazat 2,3,4 dhe 5 të projektin Delta Falaise Resort & Village i cili do shtrihet në rreth 258 mijë metra katrorë në Drimadhes dhe Palasë. 90% është tokë shtetërore. Investimi në këto faza ka vlerën e 155 milion eurove.

Fillimisht parashikohet të ndërtohen 29 vila. Më pas do ndërtohet i hotelit me 5 yje i cili do të ketë 245 dhoma.

Në një sipërfaqe tjetër do ndërtohen vila të tjera, apartamente dhe njësi shërbimi.
Kompania Delta është e njohur në shitjen e hidrosanitareve dhe pllakave.

Në total vetëm në bregdetin e jugut u janë dhënë rreth 1.3 milion metra katrore tokë shtetërore investitorëve strategjik.

Bregdeti i jugut është zona ku janë fokusuar biznesmenët. Për të përfituar favorizime në pronë shtetërore dhe infrastrukturë ata marrin titullin investitorë strategjikë.

Opozita ka kërkuan ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar që të verifikohen të gjitha këto vendimmarrje duke e cilësuar ligjin si klientelist për të favorizuar një grusht të caktuar biznesmenësh./Euronews.al



5 Comments

  1. Qahu nga Enveri dhe Berisha. Ky Rama paskerka qene me monstera nga te gjithe! E jep pronen tone, pra publike, sikur ta kishte te tijin. Ishalla i shef perendia.

  2. Jadha falas cifuteve Shqiperine Ky Rrobqiri Drogaxhi
    Revolucioni i armatosur e shpeton kete vend nga Kermat Sorrosiane

  3. Qijani robt ketij vendi o kurvat e rilindjes , qijani ropt perderisa njerezit nuk protestojne as per buken e gojes e jo me per grabitje tokash .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *