• |
ide | kryesore

EMRAT/ Cilët janë shqiptarët e “Clan del Golfo” që trafikuan 4.3 tonë kokainë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Media italiane kanë zbuluar emrat e të arrestuarve në mega-operacionin e disa ditëve më parë të realizuar nga Guardia di Finanza dhe Antimafia e Triestes, që goditi grupin e njohur kriminal “Clan del Golfo”.

Në operacion u sekuestruan 4.3 ton kokainë dhe 2 milionë euro para cash, përfshirë disa mjete transporti, ndërsa u cilësua si sasia më e madhe e lëndës narkotike që kishte arritur të kapte ndonjëherë policia italiane.

Mes të arrestuarve rezultojnë edhe emrat e disa të rinjve shqiptarë. Ata janë Renato Ulja, Enri dhe Ervin Hardolli, Altin Lleshaj, Denis Kacaj dhe Moreno Demaj.

Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se shumë prej të arrestuarve gjatë hetimit kanë vendosur të rrëfehen, duke i dhënë hetuesve detaje të rëndësishme për pista të reja hetimore. Këtë e ka thënë me telefon për “TriestePrima”, kryeprokurori rajonal Antonio De Nicolo.

Marrja në pyetje është realizuar nga gjyqtari për Hetimet Paraprake Marco Casavecchia, ndërsa pas një raundi të parë në të cilin asnjë nga tetë të arrestuarit e parë nuk kishin folur, pas më pak se një jave “më shumë se një prej tyre kishte vendosur të rrëfehej”. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *