• |
ide | kryesore

“Finalja në Tiranë, organizim mbresëlënës”: presidenti i KNVB harron humbjen e Feyenoord, letër Dukës

-Instant, Sport



Të dish të humbasësh është fisnikëri dhe në Hollandë tregojnë se janë. Kaluan vërtetë 20 ditë nga ajo finale historike e UEFA Conference League në Tiranë, në të cilën Roma mundi Feynoord, por presidenti i Federatës Hollandeze të Futbollit (KNVB) nuk harron të vlerësojë eventin historik ndërkombëtar që u zhvillua në vendin tonë.

Numri 1 i futbollit holandez, Just Spee i ka dërguar një telegram falënderimi Presidenti të FSHF-së, Armand Duka, ku i shpreh komplimentet më të përzemërta për mikpritjen e rezervuar nga pala shqiptare dhe përshtypjet tejet pozitive të tifozerisë së Feynoord-it. Sipas presidentit të Federatës Holandeze, organizimin i finales ka qenë mbresëlënës dhe se është krenarë për punën e bërë nga Federata Shqiptare e Futbollit për këtë ngjarje, që e vuri Tiranën dhe Shqipërinë në qendër të vëmendjes europiane.

LETRA E PRESIDENTIT TË FEDERATËS HOLANDEZE DËRGUAR DUKËS

I dashur President, i dashur Armand,

Faleminderit shumë për letrën tuaj të përzemërt. Më risolli në mendje kujtime të mira nga vizita ime e fundit në vendin tuaj të bukur. Më pëlqeu shumë vizita ime në Shqipëri. Ishte një nder të shijoja mikpritjen në Tiranë dhe të isha dëshmitar i organizimit mbresëlënës që ofruat. E kuptoj pse kjo ngjarje kishte shumë rëndësi për ju dhe vendin tuaj: ky event me të vërtetë e vendosi Tiranën dhe Shqipërinë në hartë. Ju duhet të ndiheni vërtetë krenarë për Federatën dhe institucionet tuaja.

Unë flas në emër të tifozëve dhe publikut holandez kur them se Shqipëria ka lënë një përshtypje mjaft të mirë. Tifozët e Feyenoord-it që vizituan Shqipërinë raportuan për ndërveprimin e madh me banorët vendas, mirë-organizimin e pikave të takimit për tifozët në qendër të Tiranës dhe një atmosferë fantastike brenda stadiumit. “Rruga drejt Tiranës” ishte kthyer tashmë në një fenomen për tifozët e Feyenoord dhe vetë Tirana e përmbushi plotësisht pritshmërinë.

Edhe një herë, dëshiroj t’ju falënderoj për mikpritjen që më rezervuat mua dhe bashkatdhetarëve të mi holandezë dhe t’ju përgëzoj për një organizimin e një ngjarjeje të paharrueshme. Ju e keni kthyer finalen e parë të UEFA Conference League në një event historik.

Përshëndetjet më të përzemërta

Federata Holandeze e Futbollit

Presidenti Just Spee



1 Comment

  1. Paska filluar dhe ky si k/mini,te harxhoje para per te blere famen! Eshte detyre e vendit porgonizator qe evenimenti te kryhet sipas rregullit qe UEFA ka vendosur ; keshtu qe nuk ka asgje per te falenderuar kur ti ke bere ate qe ke per detyre te besh, nese je antar i ketij organizmi…Por shih rrushi rushin e piqet,thone! Duka me te drejte thote : Po pse ore vetem hajduti ka para qe te paguaje per tu shitur si me i miri? Edhe une kam para plot, se ne nje barke jemi, pse mos ta bleje edhe une kete hallandezin, e me kete rast ja bej me te te lehte dhimbjen e humbjes, dhe i bej karshillik edhe hajdutit, per ti thene , qe nuk je vetem ti qe di te besh shkedhatlleqe… Pra jemi jesoj ; mos me ngaxmo ,nuk te ngacmoj!! Rrofte futbolli e rrofte shqiperia qe na beri me miliona e me mijra: Tung , o hajdute!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *