• |
ide | kryesore

Guindo qendron për Europën: Duro pret të zëvendësojë mesfushën

-Instant, Sport



Konfirmimi i Shpëtim Duros është vetëm hapi i parë për ndërtimin e skuadrës së re të Laçit, me të cilin bardhezinjtë jo vetëm do të konkurojnë në Conference League, por do të përballojnë edhe sezonin që do të rinisë së shpejti. Skuadër e re, sepse ndryshimet do të ndihen edhe më shumë për faktin se janë larguar dy mesfushorët kryesorë të kurbinasve Julian Shehu dhe Ardit Deliu, që janë konsideruar gjithnjë elementët thelbësorë të mekanizmave të Duros.

Tekniku tani duhet të gjejë ekuilibër tjetër në mesfushë, por për momentin merkato vonon ti sjellë në dispozicionë lojtarë të rinj, pavarësisht se drejtuesit po tentojnë të kënaqin kërkesat e teknikut. Largimi i Veliajt dhe kapitenit Ignjatovit në mbrojtje është mbuluar pjesërisht me ardhjen e 23 vjecarit Luka Cuci dhe serbi pas eksperiencës në Bosnje shpreson të bëjë edhe më mirë në Superligë. Lajmi i mirë për Duron në pritje të përforcimeve është se lojtarët e tjerë janë nën kontratë, përfshirë këtu Mazrekajn e Zarubicën.

Madje edhe Guindo është konfirmuar për ndeshjet në Europë dhe vetëm në përfundim të aventurës klubi do të vendosë nëse do të degjojë ndonjë ofertë të rëndësishme për sulmuesin. Fakti që Guindo u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit ka bërë që të vihet në vëmendjen e disa klubeve, por për këtë cështje Laci ka kohë të mendojë, më parë duhen zëevndësuar të larguarit, që nuk janë lojtarë të cfarëdoshëm, por katër titullarë me peshë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *