• |
ide | kryesore

Kthesa 180 gradë/ Socialistët të gatshëm të votojnë rezolutën kundër genocidit serb

Arkiva, Të fundit



Deputetët pritet të votojnë më 7 korrik një rezolutë që dënon gjenocidin e Srebrenicës pasi socialistët në pushtet shkaktuan zemërim duke hedhur poshtë një rezolutë të mëparshme të propozuar nga ish-deputeti dhe presidenti shqiptar Sali Berisha.

“Kemi rënë dakord që parlamenti të mbajë një seancë të posaçme për këtë çështje”, tha Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Balla tha se parlamenti shqiptar “duhet të shprehë qartë dënimin” e gjenocidit të boshnjakëve të vitit 1995 nga forcat serbe të Bosnjës.

Lexo më tej:

Andi Bushati: Vetëm Rama e ka në dorë ta lajë njollën e mbrojtjes së genocidit

Ish-presidenti Berisha paraqiti rezolutën e tij për të dënuar gjenocidin muajin e kaluar, ndërsa kritikoi kryeministrin shqiptar Edi Rama për marrëdhëniet e tij miqësore me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Vuçiç dhe qeveria serbe nuk e pranojnë që masakrat e vitit 1995 përbënin gjenocid, pavarësisht vendimeve të gjykatave ndërkombëtare.

Berisha është përpjekur të pozicionohet në qendër të aktivitetit të opozitës që kur Departamenti Amerikan i Shtetit muajin e kaluar e akuzoi atë për përfshirje në “korrupsion madhor” dhe i ndaloi hyrjen SHBA.

Vuçiç: “Ne do t’i pengojmë rezolutat kundër genocidit në parlamentet mike”

Socialistët e hodhën poshtë rezolutën e Berishës si një përpjekje për të fituar legjitimitet për veten e tij. Por shumë në Shqipëri e hodhën poshtë këtë pikëpamje dhe mbështetësit e opozitës dhe aktivistët e të drejtave të njeriut shprehën pakënaqësi për dështimin e socialistëve për të dënuar gjenocidin.

Akoma më shumë zhurmë shkaktuan komentet e Ermonela Felaj, një deputete e Partisë Socialiste, e cila sugjeroi se rezoluta e propozuar e Berishës për të dënuar gjenocidin kishte për qëllim të dëmtonte nismën ekonomike ndërkufitare të Ballkanit të Hapur të Ramës dhe Vuçiçit.

Deklarata bombë/ Nuk e dënojmë genocidin serb, se pengon “Ballkanin e Hapur” (video)

Komentet e Felajt ndezën debatin nëse socialistët ishin gati të mos dënonin gjenocidin sepse donin të mbronin skemën e tyre rajonale.

Të enjten, Balla u përpoq t’i siguronte kritikët se partia e tij dhe parlamenti nuk kanë dyshime për këtë çështje.

“Ne do të ftojmë në votim përfaqësues të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe anëtarët e familjeve të viktimave të këtij gjenocidi”, tha ai.

Gjergj Erebara/ BIRN



5 Comments

  1. Po cfare kthese 180 grade o Lapsaxhinj.
    PS e tha qarte qe diten qe e vtoi kundra rezoluten e pare qe ne fillim te Korrikut do ta votoje kete rezolute , por jo te propozuar nga Berisha.
    Pse i deformoni gjerat.
    ” KTHESE 180 GRADE”… pffff.
    Cfare port-haleje jeni !

    1. O patronazhist i leshit, 17:18.. krejt eropa e ka denu gjenocidin ne srebrenice, moti… ku ishte qeveria jote…!? Tash nga presioni e ben, pastaj ke Kosoven, kurr se denuat dhunen serbe (parlament).!

  2. Me plehra se keta kelyshat mavi nuk gjen ne planet! Jane race e ndyre, qe dine te tallin vetem k*! Se kur do e kuptoje ky popull dele nje Zot e di!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *