• |
ide | kryesore

Kurti dhe Vuçiç mund të takohen para verës/ Lajçak zbulon detajet

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak ka thënë se është në përgatitje e sipër të një takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajçak, i cili po merr pjesë në Forumin e Prespës për Dialog që po mbahet në Ohër, ka thënë se takimi në fjalë pritet të mbahet para pushimeve të verës.

Në një intervistë për Tv21, Lajçak ka theksuar se në fokus është implementimi i marrëveshjeve që janë nënshkruara në të kaluarën, trajtimi i problemeve aktuale dhe formësimi i raporteve në të ardhmen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjëja e dytë që ne po bëjmë është se po i adresojmë çështjet aktuale, problemet e krijuara siç ishte problemi me targat e që krijoi kriza serioze në shtator. Ne po sigurohemi që gjërat nuk do të dalin jashtë kontrollit dhe nuk do të ketë tensione sepse këto askujt nuk i duhen.

Gjëja e tretë dhe më e rëndësishme është që t’u japim formë raporteve në të ardhmen mes Kosovës dhe Serbisë dhe këtë ne e quajmë normalizim.

Ka shumë punë, jo aq të dukshme, negociatorët takohen çdo muaj dhe gjithmonë kemi 7, 8, 9 tema në agjendë, kemi disa dokumente në fazë të avancuar të përgatitjes dhe unë po planifikoj të përgatisë takimin e ardhshëm mes presidentit Vuçiç dhe kryeministrit Kurti në Bruksel së shpejti dhe po punojmë mbi të”, – ka thënë ai.

I pyetur se kur pritet të ndodhë takimi, ai është përgjigjur se ambicia e tij është para pushimeve të verës.



2 Comments

  1. Lajcak ish minister i jashtem i Sllovenise flet per Kosoven ?
    Por Sllovenia qe nga koha e tij akoma edhe sot ,nuk e njef Kosoven !

    1. Ke te drejte,por Sllovakia* tani e pa qe ata vellezerit sllave qe mbeshteten deri tani,serbo-cetniket,,qenkan me ruse se ruset, keshtu qe vecse ka fillu te nderroje mendim per ta dhe se shpejti do e njohin Kosoven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *