• |
ide | kryesore

Nis në 5 gusht, pauzë e gjatë për Botërorin e Klopp kundër Pep në javën e 11: prezantohet kalendari i Premier League

-Instant, F1, Sport



Premier League 2022/23 do të nisë më 5 gusht me ndeshjen hapëse Crystal Palace-Arsenal. Kampionët në fuqi të Manchester City do të debutojnë të dielën më 7 gusht në shtëpinë e West Ham. Transfertë në javën e parë edhe për Liverpool, që do të angazhohet në fushën e Fulham, ndërsa Chelsea do të përballet me Everton. Tottenhami i Contes debuton në shtëpi kundër Southampton e Manchester United pret në Old Trafford Brighton. Duhet pritur deri në javën e 11-të të kampionatit për ndeshjen e madhe mes Liverpool dhe City, me mundësinë e parë për hakmarrje të Klopp kundër Pep. Java e fundit e Premier League do të luhet më 28 maj 2023.

Ky do të jetë një edicion i paprecedentë për të gjithë, e Anglia nuk bën përjashtim. Java e fundit e Premier League, para pushimit gjashtë-javor të Kupës së Botës, është programuar për datat 12-13 nëntor. Sipas kërkesës së Federatës Angleze të Futbollit, në këtë javë nuk do të ketë përplasje të drejtpërdrejta mes emrave të mëdhenj të kampionatit. Premier do të rifillojë me tradicionalen Boxing Day, tetë ditë pas finales së Kupës së Botës që do të luhet të dielën më 18 dhjetor 2022.

PREMIER LEAGUE, JAVA 1 (5-7 gusht)
Crystal Palace – Arsenal
Fulham – Liverpool
Bournemouth – Aston Villa
Leeds – Wolverhampton
Leicester – Brentford
Newcastle – Nottingham Forest
Tottenham – Southampton
Everton – Chelsea
Manchester United – Brighton
West Ham – Manchester City



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *