• |
ide | kryesore

“Për këto fjalë mund të më vrasin”: Ish-kapiteni i Rusisë dënon pushtimin e Ukrainës

-Instant, Sport



Bota e futbollit kthehet të flasë edhe njëherë për luftën ruso-ukrainase, që ka më shumë se 100 ditë që është ndezur në ish-vendin sovjetik. Pas apeleve të ndryshme të lojtarëve të Ukrainës, përbën lajm se i fundit që kundërshtoi me vendosmëri pushtimin e trupave të Putinit ishte ish-kapiteni i Rusisë Igor Denisov, i cili në një intervistë të publikuar në YouTube nuk përdori gjysma fjalësh për të dënuar atë që po kryejnë bashkatdhetarët e tij.

Ish-kapiteni i kombëtares ruse të futbollit, Igor Denisov, kritikoi publikisht pushtimin e Ukrainës nga trupat e Putinit në një intervistë me gazetarin sportiv Nobel Arustamyan dhe e postoi në YouTube. Kjo u raportua nga Moscoë Times, Meduza dhe media të tjera ruse dhe ndërkombëtare. “Për mua kjo luftë është një katastrofë, një tmerr i plotë”, tha 38-vjeçari. “Nuk e di, ndoshta për këto fjalë mund të më burgosin apo vrasin, por gjërat i them ashtu siç janë”, vazhdoi ai.

Ish-ylli i Zenit Shën Petersburg tha, gjithashtu, gjatë intervistës se ai kishte bëri edhe një video, në ditët e para të luftës, në të cilën i kërkonte Vladimir Putinit të ndalonte pushtimin dhe tha se ishte gati të gjunjëzohej para Presidenti rus vetëm që të ndalte agresionin në Ukrainë. Sipas ish-futbollistit, megjithatë mediave që ai i ishte drejtuar në atë kohë nuk pranuan ta publikonin videon. Një zë jashtë korit me shpresën se nuk do të qëndrojë i izoluar dhe, mbi të gjitha, nuk do të ketë pasoja për deklaratat e tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *