• |
ide | kryesore

Perez zbulon të vërtetën për Mbappé: “Ëndërronte Realin, pastaj i bënë presion. Pas tre vjetësh, ku i dihet…”

-Instant, Sport



Në mikrofonat e El Chiringuito TV, Florentino Perez tregon për herë të parë të vërtetën mbi Kylian Mbappé, i cili mbeti te PSG pavarësisht interesimit të gjatë të merengues. “Mbappé ëndërronte të luante për Real Madrid. Ne donim ta sillnim gushtin e kaluar dhe ata nuk donin ta shisnin, ai vazhdonte të thoshte se donte të luante për Real Madrid – shpjegoi presidenti i Blancos -. Gjithçka ndryshoi në 15 ditë: nga njëra anë presioni politik, nga tjera ajo ekonomike. Kylian është shumë i ri, nëse e telefonon President i Republikës, një djalë i ri mbetet i goditur, edhe pse nuk ka kuptim të talefonojë Presidenti i Francës…”.

Numri 1 i Realit zbulon mesazhin që i kishte dërguar fenomenin francez. “Ai më dërgoi një mesazh. Dukej që nuk ishte lojtari që dëshironim. Nuk ndihem i tradhtuar – shtoi ai -. Asnjë lojtar në histori nuk është më i madh se Real Madrid dhe kjo nuk do të ndryshojë. Ne nuk kemi nënshkruar asnjë parakontratë sepse nuk është e mundur. Ne nuk na lejohet ta bëjmë këtë.”

Mbappé është i lidhur me PSG-në për tre vitet e ardhshme, por dyert e Realit mbeten të hapura: “Dyer të mbyllura për të ardhmen? Asnjëherë nuk kam thënë se ka mbaruar përgjithmonë. Ndoshta pas tre vjetësh gjërat mund të ndryshojnë …”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *