• |
ide | kryesore

Sërish alarme për bomba në Kosovë, evakuohen disa shkolla

-Instant, Lajme, Të fundit
kosovë,



Alarmet për bomba duket se janë bërë në modë në Kosovë. Kësaj here, kërcënimi për mjete shpërthyese u dha për disa shkolla në veri të vendit, të cilat menjëherë ndërprenë procesin mësimor.

Për shkak të mesazheve anonime, nxënësit dolën menjëherë nga klasat, për t’iu lënë vendin efektivëve të policisë të cilët po kryejnë kontrolle.

Sipas policisë së Kosovës, alarme për bomba u dhanë në shkollat “Branko Radicevic” në veri të Mitrovicës dhe “Vuk Karaxhiq” në Zveçan.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *