• |
ide | kryesore

SHBA premton 1 miliard dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i SHBA-së Joe Biden njoftoi se do të miratonte një paketë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, pas thirrjeve të Kievit për ndihmë në frontet lindore dhe jugore, sipas The Guardian.

Paketa përfshin 18 obusë, 36,000 fishekë 155 mm për obusët dhe dy sisteme të mbrojtjes Harpoon, tha departamenti i mbrojtjes. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca ishte “jashtëzakonisht e fokusuar në rritjen e mbështetjes” për Ukrainën.

Ndërsa Ukraina ka falenderuar për ndihmën, ajo tha se dërgesat nuk po vijnë në kohën e duhur. Dërgesat e fundit të obuseve M777 nga Shtetet e Bashkuara kanë qenë shumë të pakta dhe se Ukraina mbetet praktikisht e paarmatosur, thanë zyrtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *