• |
ide | kryesore

Sondazhi i fundit/ Bie besimi i shqiptarëve mbi reformën në drejtësi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ulet numri i qytetarëve shqiptarë që shohin rezultate pozitive konkrete nga reforma në drejtësi.

Edhe pse është rritur numri i qytetarëve që besojnë se reforma ka ecur pozitivisht deri tani, të pyetur më konkretisht për arritjet e deritanishme, shqiptarët janë shprehur më pesimist se në vrojtimin e vitit 2021 kryer nga Barometri në Euronews Albania.

Më pak shqiptarë mendojnë sot se reforma e ka pastruar drejtësinë nga të korruptuarit (55,2%), krahasuar me një vit më parë (57,7%).

Më pak janë edhe shqiptarët (38,9%) që besojnë se reforma në drejtësi ka sjellë rezultate në dënimin e politikanëve të korruptuar, krahasuar me një vit më parë (45,1%).

Numri i qytetarëve që shohin rezultate pozitive të reformës në drejtësi kundër krimit të organizuar është më i vogël këtë vit (44%) krahasuar me një vit më parë (50,6%).

Në rënie është edhe numri i qytetarëve që shohin më shumë drejtësi për qytetarët e thjeshtë (35,9%) sot, krahasimisht me një vit më parë (49,5%).

Tre në pesë shqiptarë (60,9%) mendojnë se reforma në drejtësi nuk ka sjellë më shumë pavarësi të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga politika.

Gjetjet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MBR dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë në familje, në datat 23 Maj – 4 Qershor.



2 Comments

  1. Renia eshte edhe me e madhe po te mendosh qe shumicave atyre qe kane ikur nga shqiperia hane opozitare, pra perqindja ne popullate e specialisteve, patronaxhisteve, hajduteve te rilindur dhe qorrave te bindur eshte me e madhe. Por prisni se skeni pare gje akoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *