• |
ide | kryesore

SPAK kërcënon gazetarët: 5 vite burg nëse publikoni dëshminë e Dumanit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
spak



Pas sulmit ndaj Lapsi.al për patronazhistët, SPAK po ndërmerr një tjetër hap të paprecedent të sulmit ndaj gazetarëve.

SPAK kërcënoi mediat dhe gazetarët se nëse vazhdojnë zbulojnë pjesë nga dëshmia e Nuredin Dumanit, do të dënohen me 5 vite burg, sipas parashikimeve të nenit 295 të Kodit Penal.

Urdhri është përgatitur dy ditë më parë dhe është firmosur nga Prokurorët Doloreza Musabelliu, Altin Dumani e Behar Dibra.

Problemi këtu qëndron se detyrën për të ndaluar rrjedhjen e informacionit e ka vetë SPAK. Ndërkohë ky institucion, i paaftë të ruajë sekretet e veta, fajin për dekonspirimet dhe rrjedhjet e dëshmive në media e kërkon tek gazetarët.

Ky presion nga ana e SPAK vjen në një kohë kur organizatat ndërkombëtare kanë dhënë alarmin për rënien e lirisë së medias në vendin tonë dhe kërcënimet e vazhdueshme të gazetarëve nga ana e pushtetarëve. E për këtë rast ka edhe një vendim të Gjykatë së Strasburgut, për rastin e publikimit të të dhënave të patronazhistëve nga Lapsi.al, ku iu kërkua SPAK dhe institucioneve shqiptare që të respektonin të drejtën e informimit për interesin publik. ©LAPSI.AL 

 



11 Comments

  1. E keni logjiken e gabuar ne kete rast. Mund te kishit te drejte me patronazhistet, po ketu po nderhyni drejtperdrejt ne hetimet mbi nje ceshtje penale. Po rrezikoni te shkaterroni hetimet dhe persona te caktuar te largohen dhe te tjereve tu vihet ne rrezik jeta, shendeti e pasuria. Te shohim si do u ece pretendimi me “liri media” ne kete rast.

    1. Kush heton ? SPAK-u . Athere si e nga e marrin vesh gazetaret se ça u tha ? Nga SPAK-u.
      Jane keta vete qe duhen denuar te paret dhe jo gazetaret

  2. Kemi dy Dumani prezent, çfar lidhje kanë ata me njeri tjetrin? Sa për fillim ketu mund të kemi konflikt interesi.

    Pastaj tjetra, çfar frike kanë strukturat hetuese se publikohen ndyrësite e mafiozëve apo mos e kanë hallin diku tjetër, të mbulojnë pisllëqet e miqve të tyre, gjoja e maskuar me “rrjedhje informacioni” ?!

    Kë kërkoni të bëni për budallenj juve ? Aty, postojini te gjitha !!! Të gjitha !!!

  3. PSE NUK I BENI NJE PYETJE VETES , KUSH JA JEP TE DHENEAT GAZETAREVE ?
    ATO I DINI VETEM JU DHE VETEM JU I NXIRRNI PERKUNDREJT PAGESAVE NEN DORE .
    JU DHE VETEM JU JENI FAJTORET E VERTETE .
    KY VEND KA NEVOJE PER REVOLUCION . POR ME PARE REVOLUCIONI DUHET NISUR NDAJ JUSH , SEPSE JU JENI MBROJTJA E VERTETE E MAFIOZEVE DHE E POLITIKANEVE TE SUPERKORRUPTUAR . PO TE VEPRONIT ASHTU SIÇ DUHET POLITIKANET NUK DO VIDHNIN PA TEKLIF DHE MAFJOZET NUK LIVADHISNIN NEPER LOKALET ME TE SHTRENJTE .
    SOT PER SOT JU JENI SIMBOLI I SE KEQES , PRANDAJ EDHE REVOLUCIONI DUHET FILLUAR NDAJ JUSH .

  4. Perderisa ju vete hetoni dhe vete i dekonspironi keto te dhena athere do te thote se fajtoret jeni ju .
    Ju jeni aleatet me te mire te krimit politike dhe ekonomik , ju jeni koka e pisllikut.
    Kur te vriten disa prej jush athere do themi se ingranazhet e drejtesise jane vrene ne pune .

  5. Ka 30 vjet qe dalin hetimet ne treg, tashti ju dolo gjumi ju apo keni frike se do dalin emra politikanesh e prokuroresh

  6. Kercenmi i SPAK-ut,nxjerr ne pah,dy fakte: Konkretisht,te dhenat e dumaneve,dalin ne treg,prej vete hetuesve te spakut.Por edhe nese prej spakut dalin shume pak,ose ne rastin me te mire,aspak,informacione,atehere duket se gazetaret,qenkan me te zote-profesionalisht,qe me aftesite e tyre,duke ja kaluar disa fish aftesive te spakut,zbulokerkan te dhena per dumaneve,me heret dhe me shume se SPAKU.Turpi bie mbi spakun,por ironikisht,kete turp dhe paaftesi,spaku e nxjerr vete ne media.

  7. Po sa kara gazetar qe jeni. Po eshte normale dhe ndodh ne cdo vend. Se pastaj behet si muhabeti i toyota yaris. Eshte akoma ne hetim dhe nuk jan mbyllur hetimet. Po publikuat ju deshmi te ketij me emra e mbiemra, ndihmoni kriminelet te arratisen para se ti presin flet-arrestin. Kaq e thejsht eshte. Kur te mbaroj hetimi publikojini te gjitha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *