• |
ide | kryesore

Tom Hiddleston konfirmon fejesën me aktoren

-Instant, Paparazzi, Slider



Tom Hiddleston konfirmoi së fundmi se është fejuar me të dashurën Zawe Ashton në një intervistë për Los Angeles Times.

Lajmi vjen tre muaj pasi çifti britanik ndezi thashethemet e fejesës kur aktorja u fotografua në BAFTA Awards 2022 me një unazë diamanti në dorën e majtë në mars.

Tom dhe  u takuan në vitin 2019 ndërsa luanin së bashku në shfaqjen Betrayal, e cila shënoi debutimin e të dyve në Broadway. Ata pritën deri në shtator 2021 për të bërë debutimin e tyre në tapetin e kuq, duke u shfaqur së bashku në Tony Awards 2021.

Hiddleston  iu bashkua Marvel Cinematic Universe si  Loki në Thor të 2011-ës, përpara se të luante në pesë filma të tjerë të Marvel dhe serialinDisney+, Loki, i cili aktualisht po xhiron sezonin e tij të dytë në Angli.

Ashton, është e njohur për rolin e Oona në The Handmaid’s Tale. Ajo gjithashtu luajti në filmin thriller horror të Netflix 2019 Velvet Buzzsaw së bashku me Jake Gyllenhaal dhe Toni Collette.

Para se dyshja të lidheshin, Tom ishte në një romancë dashurie me aktoren britanike Susanna Fielding për gati katër vjet përpara se të ndahej në 2011.Më pas ai pati një lidhje të shkurtër me Taylor Swift në vitin 2016./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *