• |
ide | kryesore

Turizmi, as Kroacia nuk ka fuqi punëtore

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Turistët po vërshojnë drejt Kroacisë për sezonin e ri turistik por vendi i Adriatikut thotë se nuk ka punonjës të mjaftueshëm turizmi për vizitorët e saj.


Autoritetet thonë se për të plotësuar boshllëqet po punësojnë njerëz nga Azia e nga vendet e Ballkanit.
Të njëjtin problem duket se kanë dhe destinacione të tjera në Evrope si Franca, Spanja e Greqia, që vjen si pasojë e mbylljeve të mëhershme të virusit.


Por Kroacia thotë se ka vuajtur prej vitesh problemin e stafit për destinacionet e saj të bregdetit dhe rreth 1000 ishujve turistikë.

Zyrtarët thonë se industrisë së turizmit këtë sezon i mungojnë diku rreth 10,000 punonjës.

Kroacia pritet të ringrejë ndjeshëm masën e turizmit të saj teksa ka pritur rreth tre milionë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit.

Ky është rreth trefishi i numrit të vitit të kaluar dhe është sinjal i mirë për pikun e sezonit që nis është periudha korrik e gusht.

Në vitin 2019 vendi me 3.8 milionë banorë priti një rekord prej 21 milionë vizitorësh. Të ardhurat e turizmit në Kroaci përbejnë të paktën një të pestën e ekonomisë së saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.