• |
ide | kryesore

Twitter i ashpër me komente pas transformimit ‘të tmerrshëm’ të Ryan Gosling si Ken

-Instant, Paparazzi, Slider



Imazhi i parë i zemërthyesit të Hollivudit Ryan Gosling si Ken në filmin e ardhshëm Barbie ka bërë që fansat të jenë të ashpër në komente në Tëitter, duke e quajtur pamjen e tij ‘të tmerrshme’.

Ndonëse nuk ka dyshim, që Ryan është mjaft i pashëm dhe tërheqës, me role në The Notebook dhe La La Land, transformimi i tij i fundit ka lënë për të dëshiruar. Të paktën kështu shprehen fansat.

Me flokë të prera shkurt dhe në ngjyrë të bardhë, i veshur me bluze dhe xhinse denim, fansat vunë në dyshim se si stilistët kishin arritur ta bënin mashkullin me pamje normalisht mahnitëse të dukej ‘jo aq tërheqës’.

“Kjo është e tmerrshme, si arritën ta bënin Ryan Gosling kaq jo tërheqës?”

‘Oh sytë e mi. Pse? Si seriozisht pse? Ku mund ta nënshkruaj peticionin për të rikthyer ‘THE’ Ryan Gosling nga ‘Crazy, Stupid, Love’?

LAPSI.AL



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *