• |
ide | kryesore

Vizitë jashtë vendit, Berisha dhe Meta bashkë në Azerbajxhan

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka marrë sot pjesë në Forumin Global të IX në Baku, Azerbajxhan, “Sfidat e rendit botëror”. Në një prononcim për mediet, Berisha theksoi se ky forum është një mundësi e mirë për qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, rajon dhe Evropë.

“Ju përshëndes nga Baku ku kam ardhur i ftuar nga bordi drejtues i Forumit Global të IX për të marrë pjesë në punimet e këtij Forumi i cili këtë vit ka si axhendë: “Sfidat e rendit botëror” Forumi organizohet nga Qendra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi”. Në punimet e Forumit marrin pjesë dhjetëra Presidente, kryeministra, ministra të jashtëm dhe qindra personalitete politike nga Evropa dhe të gjithë kontinentet e tjerë. Punimet e forumit i çeli Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Alyiev. Ky forum është një mundësi e veçantë për t’u paraqitur miqve të mijë, personaliteteve të pranishëm, publikut, dhe medieve qëndrimet e Partisë Demokratike për zhvillimet në vend, në rajon dhe në Evropë”, shprehet Berisha.

I pranishëm në këtë event është edhe Presidenti Ilir Meta. Meta shkruan në rrjetet sociale se temat kryesore të këtij forumi do të jetë pasojat e pushimit të Ukrainës nga Rusia dhe hapat që duhen marrë pas pandemisë së COVID.

“Kënaqësi të marr pjesë dhe të përshëndes sot Forumin IX Global të Bakusë “Rezistenca globale, bashkëpunimi global”, platformë unike e personaliteteve të dalluara nga të gjithë sektorët e qeverisjes, jetës politike dhe shoqërore në botë, të organizuar nga Qendra Ndërkombëtare ‘Nizami Ganjavi’. Pasojat e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, si dhe hapat që duhen ndërmarrë në një epokë pas pandemisë COVID-19 do të jenë temat kryesore të këtij forumi të rëndësishëm, të cilit i uroj rezultate të frytshme, si dhe që të gjitha mendimet dhe idetë e shprehura këtu, të na shërbejnë për të rënë dakord, nëpërmjet angazhimeve konkrete për të garantuar një të ardhme sa më të mirë për vendet tona”, shkruan Meta.



6 Comments

    1. Shpellaret ta shkerdhejne, nenen, motren, gruan, gocen dhe te gjtha grate e fisit neper shpella dhe kudo. A degjove mor pabils i vockel pederast i paemer i ridhjerjes!!!

  1. Pardje Berisha deklaroi se Rama ka harxhuar Qindra Mijra Euro per viziten e tij ne Ukraine.
    Po ti o Berish, sa Qindra Mijra Euro ke harxhuar per ne Azerbajxhan ?

  2. i duket vetja se po punon shpellarit vucidolit Hahahahaha te dy me ilir meten jane non grata per Ameriken Le te harxhojne ca para se te vjedhura i kane …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *