• |
ide | kryesore

Aksident i rëndë, dy të rinj humbin jetën në “Rezervuarin e Çekrezës” (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy të rinj u nxorën të pajetë nga Rezervuari i Çekrezës pasi makina iu përmbyt në një aksident tragjik.

Viktima janë shtetasit Erjon Muca dhe Dorina Gjokgjinaj.

Dy të rinjtë 22 vjeç dhe 20 vjeçe u fundosën me makinën e tyre, mëngjesin e sotëm, në Rezervuarin e Çekrezës.

Policia:

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *