• |
ide | kryesore

Çmimet/ Sa fitonin dy shqiptarët Frank Malo dhe Gentian Meta nga blerja e kokainës direkt në Peru

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përballë luftës mes bandave meksikane dhe kolumbiane për tregun ekuadorian, shqiptarët janë shpërngulur duke gjetur strehë në Peru. Ndjekja e dy trafikantëve të drogës nga Shqipëria parandaloi edhe dërgesën prej 2.2 tonë kokainë të fshehur në një ngarkesë me asparagus me destinacion Holandën.

Policia u vendos në alarm fillimisht kur shtetasit shqiptarë Frank Malo dhe Gentjan Meta hynë ilegalisht në Peru përmes Huaquillas, në kufi me Ekuadorin në nëntor të vitit 2021.

Gjatë kontrollit të së shkuarës së tyre Malo dhe Meta, inteligjenca peruane kundër narkotikëve zbuloi se ata kishin të dhëna për trafik droge në Shqipëri. Policia nisi gjurmimin dhe vëzhgimin e tyre, i cili përfundoi me një operacion që u krye të premten më 10 dhe të shtunën më 11 qershor në Trujillo dhe Callao. Malo dhe Meta kishin mbërritur në Peru për t’u vendosur në Trujillo me qëllim transportimin e 2.2 tonë kokainë të kamufluar në një ngarkesë me asparagus të konservuar, e cila synohej të dërgohej në një kontejner transporti me destinacion Roterdamin e Holandës.

Prania e trafikantëve shqiptarë të drogës në Ekuador dhe Kolumbi është rritur dhe është bërë më e fortë në dekadën e fundit. Këto organizata përfitojnë nga eksportet e frutave dhe produkteve të tjera bujqësore në Evropë, për të infiltruar kokainë në sasi të mëdha.

Megjithatë, episodet e fundit të dhunës midis organizatave kriminale shqiptare dhe organizatave të tjera kolumbiane dhe meksikane në territorin ekuadorian, i kanë inkurajuar të parat të eksplorojnë territorin peruan, sepse prodhimi i kokainës në vend është rritur dhe ka një furnizim më të madh.
Më 22 janar të këtij viti, shqiptari Ergys Dashi i konsideruar si koka e trafikut të drogës në Ekuador u ekzekutua nga atentatorët në një restorant në Guayaquil.

Franko Malo dhe Gentjan Meta

Ardhja e Frank Malos dhe Gentjan Metës në Trujillo lidhet me interesin e shqiptarëve për të gjetur një mjedis më pak të komplikuar se Ekuadori për të eksportuar kokainë në Evropë.

Agjentët ndoqën të gjithë procesin e grumbullimit dhe kondicionimit të drogës madje lejuan edhe kontejnerin e drogës të arrinte në dyert e bankës DP Ëorld në Callao, ku më në fund kapën kokainën që ishte në gjendje të lëngshme, e fshehur në 16 ton asparagus kanaçe.

Në krye të gjithë kësaj ishte biznesmeni i Trujillos, Ismael Jiménez Manrique, i cili themeloi kompaninë Fresh Trade SAC. Jiménez ishte përgjegjës për të gjithë përpunimin për t’i dhënë ligjshmëri dërgimit të asparagut të konservuar. Jiménez themeloi kompaninë më 22 shtator 2018, por më 17 prill të këtij viti, kur shqiptarët ishin në Trujillo, ai dha dorëheqjen si menaxher i përgjithshëm dhe në vend të tij emëroi të besuarin e tij, Luis Ramos Peláez. Divinesp e quajti rastin Operacional Bitcoin, sepse mafia shqiptare synonte të përdorte sistemin e kriptomonedhës si një mjet pagese, për të shmangur gjurmimin e parave. Pasi anashkaluan kontrollet kufitare, Franko dhe Gentjani shkuan në hotelin luksoz Trujillo, që ndodhet në El Golf. Aty janë prezantuar si Franko Malo dhe Gentjan Meta me karta identifikimi përkatësisht RR9006443 dhe 965567241. Gjithçka tregon se ata kanë mbërritur me një axhendë të përcaktuar paraprakisht. Sapo u vendosën në Trujillo, shqiptarët kontaktuan Ronny Silva León , 35 vjeç, një biznesmen që dominon menaxhimin e agroeksportit të produkteve ushqimore.

Sipas burimeve të policisë së antidrogës, Silva prej disa kohësh ishte nën vëzhgim pasi dyshohej se punonte për organizata kriminale të trafikut të drogës. Luis Ramos i dha siguri një prej bizneseve të familjes së Samuel Jiménez. “Aq sa kërkon rritje rroge dhe ankohesh se nuk të mjaftojnë paratë, tani do të fitosh si menaxher. Puna është e lehtë dhe ju do të jeni vetëm përgjegjës për nënshkrimin e dokumenteve”, tha Ismael Jiménez për Luis Ramos.

Pak ditë pasi mori drejtimin, Luis Ramos bleu gjithsej 16, mijë kanaçe asparagus për llogari të Fresh Trade nga kompania Agroindustria Josymar, një kompani e dedikuar për më shumë se dy dekada në prodhimin e angjinareve, specave dhe preshave të konservuar.

Ngarkesa u shpërnda në 16 barela druri dhe secila prej tyre përmbante afërsisht 1 mijë kanaçe me shparg. Gjithçka u ruajt përkohësisht në një magazinë të marrë me qira nga mafia në Mansiche Avenue, në Trujillo. Ismael Jiménez dhe Ronny Silva mbikëqyrën me përpikëri punën e kondicionimit të kokainës në kanaçe me asparagus.

Konservat mbanin logon Fresh Trade-Fine Asparagus. Raportet e përgjimeve të marra nga sistemi Constellation i menaxhuar nga Dirandro, zbuluan se dy muaj përpara ndërhyrjes së policisë, shqiptarët dhe banorët e Trujillo koordinuan vendet e magazinimit të drogës dhe të gjithë logjistikën që do të përdornin për ta transferuar atë në portin e Callaos.

Policia kundër narkotikëve konstatoi se droga mbërriti në Trujillo në formën e pastës bazë nga zonat e prodhimit të Alto Huallaga. Në qytetin verior ata krijuan një laborator ku e shndërruan atë në kokainë të lëngshme.

Përgjimet

Sipas bisedave telefonike të zbardhura, shqiptarët u kishin dhënë afat trafikantëve në Trujillo për të transportuar ngarkesën e drogës në qershor të këtij viti. “S’kemi më kohë, duhet transportuar menjëherë. Ata po më bëjnë presion. Asparagu nuk mund të presë më”, i tha Ronny Silva partnerit të tij Ismael Jiménez. Dhe kështu ndodhi. Të enjten, më 9 qershor, trajleri i drejtuar nga Luis Vásquez Colquier u largua nga qyteti i Trujillo në drejtim të portit të Callaos, pa e ditur se agjentët e antidrogës po e ndiqnin atë. Ai shoqërohej nga Luis Ramos Peláez, menaxheri i kompanisë Fresh Trade. Nga aksioni i policisë u arrestuan 7 peruanë. Ismael Jiménez dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë Franko Malo dhe Gentjan Meta u arratisën. Për policinë e antidrogës mafia shqiptare do të tentojë sërish eksportin e drogës. “Kjo mafie e drejtuar nga shqiptarët kishte si qendër operacioni qytetin Trujillo, ku kishin ngritur të gjithë logjistikën për të transportuar drogën përmes portit të Callaos. Destinacioni i tyre ishin portet e Evropës, kryesisht Roterdami, në Holandë dhe Antëerpi në Belgjikë”, shpjegoi kreu i i Dirandros, koloneli PNP César Echevarría Cabrejos.

Ai raportoi se droga në zonën e prodhimit ka një vlerë nga 1500 deri në 2 mijë dollarë për kilogram. Dhe nëse transferohet në Lima, ose në portin e Callaos, vlera e tij trefishohet.

“Çmimi i drogës në kontinentin evropian apo në Holandë mund të arrijë në 100 mijë dollarë për kilogram”, tha koloneli, César Echevarría Cabrejos.

Autoriteti policor konfirmoi se operacioni Bitcoin tregon se organizatat kriminale shqiptare kanë filluar të zhvillojnë aktivitete të trafikut të drogës në një shkallë më të gjerë. Sipas Projektit të Raportimit të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (OÇRP), mafia shqiptare e drogës është një nga më të fuqishmet dhe më të frikshmet në Evropë.



2 Comments

  1. “Millosheviç ishte lider i madh”/ Berisha sulmon Vuçiç nga Azerbajxhani: Po kërcënon Kosovën dhe po blen armë ruse e kineze,dy mafioze te salihut e metes ju nderpre rruga per financimet e dyshes mafioze salih e meta

    1. Ti qenke nje gomar qe nuk e ka pare rrota e historise dhe I pa emer dhe bastard debil pa Tru .dhe shkruaj shqip me mire o rrot .k .te .qi. m g .m

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *