• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga atentati në Elbasan/ 7 plumba pas sherrit për një parakalim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë dalë detaje të reja nga sulmi me armë që ndodhi në lagjen “Skënderbeg” të Elbasanit mbrëmjen e kësaj të premteje.

Burime nga policia e këtij qyteti thanë se 38-vjeçari Ermal Matishi ka qëlluar me armë në drejtim të 30-vjeçari Arben Bekteshi.

Fatmirësisht si pasojë e të shtënave nuk pati persona të lënduar. Autori u pikas nga një patrullë policie që ndodhej rastëisht në zonë dhe u largua me vrap ndërsa hodhi pistoletën në tokë.

Të njëjtat burime thanë se mes tyre ka pasur një sherr që kishte nisur pak ditë më parë. Konflikti ka si shkak një parakalimi me makinë.

Të dy janë konfrontuar fizikishit me njëri – tjetrin 3 ditë më parë ndërsa këtë të premte u nxorën armët.

30-vjeçari po kalonte me makinë kur ndaj tij u qëllua me 7 plumba. Forca operacionale dhe ato “Shqiponjat” kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Lënda ‘Parakalim me makinë’ nuk do klasifikuar më si ‘motiv i dobët’.
    Ajo tani do kushtuar vemendjen qe meriton dhe do klasifikuar si ‘krim i rende pasioni’, me e pakta.
    ….se s’po them ‘krim i organizuar’.

    Keshtu i vihet dinjiteti ne vend cdo shoferi te neperkembur qe e perdor trurin ne jete vetem per parakalime me makina!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *