• |
ide | kryesore

Favorizuan kultivimin e drogës, katër policë në pranga (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Katër policë u arrestuan në Velipojë pasi akuzohen se kanë favorizuar kultivimin e kanabisit.

Zbardhen identitetet e policëve të arrestuar në Velipojë, pasi akuzoheshin për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për:
Zamir Sytari
Arben Hoxha
Ergys Lohja
Hysni Beqiri

Detaje nga policia: 

Drejtoria Rajonale e AMP-së Shkodër-Lezhë në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër ka referuar materialet proceduriale për 4 punonjës policie, të dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Pas hetimeve me metoda speciale të kryera në kuadër të procedimit penal nr. 869 të vitit 2022, u arrit që në një kohë të shkurtër të dokumentohej veprimtaria e kundraligjshme e drejtuesve të Stacionit të Policisë Velipojë.
AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë:
– N/Komisar Z. S., 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;
– N/Komisar A. H., 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;
– Inspektor E. L., 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;
– Inspektor H. B., 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.
Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, si persona me fushë përgjegjësie direkte, këta punonjës dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen në kuadër edhe të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të DVP-së. Materialet proceduriale i kaluan për kompetencë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.



3 Comments

  1. Kjo eshte policia jone.Nje ne njeqind police,mund te jene me te paster,ndofta se nuk kane patur mundesi te rrjeshtohen me shoket,ose nuk jane pare te afte per kete pune,prej shefave te tyre.Hyxhym policia,perpara,drejt kanabisit,por jo vetem!!!!!!

  2. E sigurte kane bllokuar rrugen e te tjereve….
    Fjalw pa kuptim… favorizuan… (çfarë…)
    E kujtoni ushwheqwsin “si jeni me kanabisin…”☝️🤗

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *