• |
ide | kryesore

Frakturë në mollëza e nofull, rrihet keq ish-futbollisti i Inter: dilte me vajzën e gabuar

-Instant, Sport



Në ditët e fundit në Francë ka qearkulluar një video me protagonist Yann Karamoh. Nuk ishte një video e ndonjë goli të ish-lojtarit të Interit, por imazhe në të cilat dikush po e akuzonte se e kishte gjetur me të dashurën e tij. Dhe për këtë lojtari u sulmua dhe u rrah. Videoja e postuar nga vetë agresori është bërë virale. Por i ka kushtuar një dënim prej dy vitesh “për agresion dhe dhunë, kërcënime me armë”.

Një marrëdhënie e paqartë ajo mes agresorit dhe vajzës që ishte me Karamoh dhe siç e pranoi edhe ajo në gjykatë: “Zyrtarisht nuk është i dashuri im”.

“Në njërën dorë kishte një thikë, me tjetrën më godiste, ishte si të qendroje në një dallgë”, dëshmoi anësori i majtë. Lojtari ka pësuar fraktura në mollëza, dëmtim në nofull dhe gjithashtu kishte probleme me shikimin përveç traumës së asaj që pësoi. Lojtari në pronësi të Parmës vjen nga një huazim në Turqi te Fatih Karagümrük dhe ka kontratë deri në vitin 2023.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *