• |
ide | kryesore

Gjendet një makinë e mbytur në rezervuarin e Tiranës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës bën me dije se në orët e para të mëngjesit ka gjetur një makinë të fundosur në rezervuarin e Çekrezës. Makina u pikas nga roja i sigurisë së rezervuarit, i cili njoftoi policinë e cila shkoi në vendgjarje së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Njëkohësisht drejt vendngjarjes janë nisur edhe polumbarët e Reneas, për të bërë të mundur nxjerrjen e automjetit nga rezervuari.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërkohë që ende nuk bëhet me dije nëse ka pasur persona në makinën e mbytur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *