• |
ide | kryesore

KLSH kërkon masa administrative për 70 punonjës të Bashkisë Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar nga kryetari i bashkisë së Fierit që të merren masa për 74 punonjës të këtij institucioni. Sipas një njoftimi të bërë nga KLSH, kërkohet marrje masash  për 74 nëpunës të institucionit që ai drejton mes të cilëve 19 specialistë, 5 përgjegjës sektori, 6 drejtorë, 2 administratorë të njësive administrative dhe 2 administratorë të përgjithshëm.

KLSH informon se shkeljet janë konstatuar në fushën e zbatimit të kontratave për punime të pakryera për të cilat është bërë pagesa, në fushën e prokurimeve apo edhe për vlerësim të gabuar të ofertave ekonomike nga operatorët ekonomikë pjesëmarrës në procedura.



1 Comment

  1. Eshte normale,per rilindjen,qe punonjesit e bashkive,te jene,thjesht patronazhista.Vepem per kete,paguhen,ndrsa punet,i bejne agjentet e rilindjes,ne cdo bashki.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *