• |
ide | kryesore

Leonardo largohet nga PSG “pa hidhërim”, por duke thumbuar: “Kujtohuni se solla Messin”

-Instant, Sport



Edhe pse nuk është publikuar kurrë një komunikatë zyrtare, Leonardo nuk është më drejtori sportiv i Paris Saint-Germain: “E çuditshme? Jo. Më duket pak patetike (mungesa e komunikatës për mbylljen e bashkëpunimit). Nuk ishte e rëndësishme, bën pjesë e mënyrës sime të të qenit. Kishte emocione ditën e mbërritjes sime. siç ka tani për lamtumirën. Unë largohem me zero hidhërim, jam falenderues që pata këtë mundësi”, tha braziliani për L’Equipe.

Drejtuesi brazilian nuk harron të vlerësojë punën e tij, duke thumbuar: “Unë mund të kisha bërë më mirë, sigurisht. Por kur mendoj për vitet e mia te PSG, mendoj për shtatë titujt e ligës, trofetë e tjerë kombëtarë, finalen e Ligës së Kampionëve. E blerjen e Messit. Po blerjen e Messit: kemi përfunduar transferimin e vetëm të karrierës së tij, të një lojtari në Olimpin e futbollit, që vjen pas Peles dhe Maradonës. Mund të themi gjithçka që duam, por në fund kemi marrë Messin.”

Leonardo mohon mosmarrëveshjet me klubin, disa mendojnë se fundi i marrëdhënies me PSG-në varet nga rinovimi i Mbappes: “Jo, nuk ka lidhje me këtë. Nuk më thanë se lamtumira ime ishte një kusht për rinovimin e Kylian, por mund të them se mbajtja e këtij lloj lojtari është e mirë si për klubin ashtu edhe për Ligue 1”.

Braziliani flet për “fundin e një cikli”. Një impakt ka patur edhe eliminimi flagrant në Ligën e Kampionëve kundër Real Madrid: “Një disfatë si ajo ngjall emocione të mëdha. Ne ishim favoritë, pritshmëritë ishin të mëdha. Në verë të gjithë ishin të kënaqur me Hakimi, Donnarumma, Ramos, Wijnaldum, Nuno Mendes dhe Messin. Pastaj del në 1/8 e Champions League dhe thonë: këta ta shpifin. Një sezon i vështirë edhe sepse pasonte atë të Covid, unë vetë e kam kaluar dy herë dhe e ndjej ende ndonjëherë”. Në të ardhmen e Leonardos mund të jetë Valencia: “Nuk ka asgjë konkrete. Nëse është folur, nuk ka asgjë më shumë se kaq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *