• |
ide | kryesore

Medvedev tallet me liderët e BE: Ngrënës bretkosash, mëlçish dhe makaronash

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



“Kjo është ajo që njohësit evropianë të bretkosave, mëlçive dhe spagetit duan: Të vizitojnë Kievin”.

Komentin e ashpër e kja bërë në Twitter nënpresidenti i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev.

Ai ka ironizuar udhëtimin në Kiev të presidentit francez Emmanuel Macron, kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrit italian Mario Draghi.

Skifteri i Putinit shkruan: “Evropianët duan të vizitojnë Kievin, por është e kotë sepse kjo nuk e afron Ukrainën me paqen.

Ata ngritën gorilka (vodka, por Medvedev përdori fjalën që parlamenti ukrainas kërkoi të përdorte në vend të saj) dhe shkuan në shtëpi me tren, si 100 vjet më parë. Dhe gjithçka është në rregull”.

Për nënpresidentin e Këshillit të Sigurimit rus, përfitimet e këtij udhëtimi janë zero.

“Kanë premtuar sërish se do të hyjë në BE”, – ka shkruar duke e mbyllur me një paralajmërim: “Koha po mbaron” ndoshta duke iu referuar konfliktit në Ukrainë, i cili tani ka arritur në ditën e 113-të. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Kur u be dhe Medvedevi te tallet me dike. Me ju po tallet Ukraina, e gjithe bota. Edhe Crna Gore iu braktisii ashtu si edhe te gjithe shtetet sllave te tjera, pervec natyrisht serbofashisteve.

  2. Ke surrat ti të diskutosh për Medvedev.Mos shiko përkthimin,por dëgjoje atë që ka thënë në të vërtetë, pasi mercenarë europianë të mediave i përkthejnë me qëllim gabim.Prandaj sot BE nxori ligjin për dezinformon dënohesh Unë them jam nga Tirana Albania,dhe ti përkthen terma, Afghanistan.Të kërkoj falje nëse ju fola pak ashpër por te Tv. France1 u diskutua ky përkthim dhe u bë korrigjimi i tij.Kuptimi qe tjetër për tjetër.Kështu vritemi kot në vend të dialogut për paqe.Tung.

  3. Ruset behen tape me vodka qe ne 6 te mengjesit dhe ju duken njerzit si miza Do bejne mire te mbledhin kufomat e ushtareve te vrare ne Ukraine qe po perhapin koleren

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *