• |
ide | kryesore

Menaxheri i Asllanit njofton akordin: “Skuadër tjetër? Çfarë ka më mirë se zikaltrit?”

-Instant, Sport



Kristjan Asllani është gati të bëhet lojtar i Interit në të gjitha aspektet. Pas marrëveshjes me Empolin – ofertë 14 milionë euro plus huazimin e Martin Satrianos – Elio Berti dhe Luca Puccinelli, menaxherët e mesfushorit shqiptar, kanë mbërritur pasdite në selinë e zikaltërve, për të përcaktuar detajet përfundimtare të kontratës.

Rreth një orë ka zgjatur takimi në selinë e klubit mes drejtuesve të Interit, mes tyre edhe presidentit Zhang, e menaxherëve të Asllanit. Këto janë fjalët e artikuluara nga menaxheri i shqiptarit Berti në fund të samitit: “Jemi informuar se Empoli dhe Inter kanë arritur një marrëveshje, ka disponueshmëri të plotë nga të gjitha palët. Në ditët në vijim do të shohim, jemi të gjithë të lumtur. Ekipe të tjera? Çfarë ka më mirë se Interi?



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *