• |
ide | kryesore

Parcelat me kanabis/ Ndalohet shefi i komisariatit Velipojë dhe 3 policë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Velipojë kanë nisur hetimet për katër punonjës policie, njëri prej tyre shef komisariati, pasi dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën. Pak ditë më parë, një operacion anti-drogë i policisë së Shkodrës është finalizuar me sekuestrimin e rreth 30 mijë bimësh narkotike, te cilët ishin kultivuar në një toke me prodhime gruri.

Kjo sasi droge është kapur në Velipojë e ndërsa bëhet me dije se një person është arrestuar nga policia e ndërsa shefi i stacionit policor në Velipojë, Zamir Sytari u shkarkua nga detyra. Sot ish-shefi i komisariatit është ndaluar nga vartësit e tij.

AMP ka ekzekutuar urdhrat e ndalimit për punonjësit e policisë:

– N/Komisar Zamir Sytari, 40 vjeç, me detyrë Shef i Stacionit të Policisë Velipojë;
– N/Komisar Arben Hoxha, 45 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Velipojë;
– Inspektor Ergys Lohja 34 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë;
– Inspektor Hysni Beqiri, 53 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, në Stacionin e Policisë Velipojë.

Siç bëhet e ditur, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, si persona me fushë përgjegjësie direkte, këta punonjës dyshohet se kanë favorizuar kultivimin e sasive të konsiderueshme të bimëve narkotike në zona që kanë pasur mundësi të mbikëqyren e kontrollohen në kuadër edhe të Planit të Veprimit dhe Planit Operacional të DVP-së.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *