• |
ide | kryesore

Ronaldo “Mbreti” i rrjeteve sociale: Messi, Neymar e Mbappe së bashku nuk e arrijnë dot

-Instant, Sport



Cristiano Ronaldo konfirmohet si mbreti i padiskutueshëm i rrjeteve sociale mes futbollistëve edhe në sezonin 2021/2022. Kjo është panorama që shfaqet nga monitorimi i vazhdueshëm i Talkwalker, një lider global në Inteligjencën Sociale dhe Konsumatore që mat federatat, ekipet dhe atletët kryesorë globalisht në baza ditore për sa i përket pranisë, ndërveprimeve, ndjekësve dhe partneriteteve në kanale të ndryshme sociale. Pas CR7, i cili krenohet me 1.9 miliardë ndërveprime, janë Messi dhe Neymar, por me numra të përgjysmuar.

Nga 15 gushti 2021 deri më 30 maj 2022, Pleshti regjistroi me 737 milionë ndërveprime, ndërsa braziliani i PSG-së arriti në 613 milionë ndërveprime sociale. “Një rezultat i jashtëzakonshëm për Ronaldon, pavarësisht se klubi i tij në kampionat ka përfunduar vetëm i pesti këtë sezon – komentoi Stefano Russo, Drejtor Media & Sporti i Talkëalker – por, jo çuditërisht, Manchester United është i pari në renditjen tonë speciale kushtuar skuadrave që janë treguar më të fortë në rrjetet sociale”. “Ky është demonstrimi se si performanca e një lojtari individual mund të japë gjithashtu një kontribut të madh për klubet, si dhe për ligat, sa i përket angazhimit në mediat sociale – shtoi ai -. Dominimi social i kampionit portugez është lehtësisht i kuptueshëm duke marrë parasysh se edhe duke mbledhur angazhimin e tre lojtarëve që e ndjekin në renditje, pra Messi, Neymar dhe Mbappè (me 388 milionë ndërveprime sociale), nuk mund të barazohet rezultati i tij”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *