• |
ide | kryesore

Të shtëna armësh në Elbasan, policia jep detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Policia e Elbasanit njoftoi se në lagjen “Skënderbeg” ka pasur të shtëna armësh.

Shkak është bërë një konflikt i çastit i ndodhur disa ditë më parë, midis shtetasve E. M. dhe A. B..

Këtë të premte E. M., 38 vjeç, banues në Elbasan, rreth orës 20:00 të mbrëmjes ka qëlluar me pistoletë në drejtim të  A. B., 30 vjeç, edhe ky banues në Elbasan, i cili ishte duke kaluar me automjetin e tij.

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë që ishin në patrullim kanë reaguar mënjeherë dhe janë vënë në ndjekje të autorit, i cili ka hedhur armën e zjarrit gjatë ndjekjes nga Policia dhe ka mundur të largohet.

Forca të shumta të Policisë Elbasan, “Shqiponjat” dhe forca operacionale të DVP Elbasan kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po vijon veprimet, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *