• |
ide | kryesore

Bordi i Ramës ul çmimin e naftës me 4 lekë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bordi i Transparencës është mbledhur sërish sot duke vendosur një nivel të ri çmimesh për naftën dhe benzinën duke filluar nga ora 18:00. Sipas këtij vendimi, një litër naftë do të shitet me 261 lekë, kurse një litër benzinë me 249 lekë.

Për naftën, ky është një çmim vetëm 4 lekë/ litër më i ulët krahasuar me ditën e djeshme, kurse për benzinën vetëm 5 lekë/litër.

Sërish, çmimi i karburateve mbetet tepër i lartë në Shqipëri krahasuar edhe me levizjet që bëhen në bursë, referencë të cilën Bordi thotë se e përdor kur cakton çmimet tavan për vendin tonë.

Një ditë më parë, çmimi i naftës ra deri në 113 USD për fuçi, por bordi u mjaftua me një ulje me vetëm 4-5 lekë për litër. Shqipëria vijon të ketë çmimin më të lartë të karburanteve në rajon për shkak të taksave të larta, por edhe abuzimeve të theksuara në treg. Vendi ynë po ashtu renditet në dhjetëshen e parë në botë për çmimin e lartë të karburanteve.

Njoftimi i bordit

Bordi i Transparencës në datë 18 Qershor 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 261 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 249 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 236 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 224 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 18 Qershor ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *