• |
ide | kryesore

Dëmet nga lufta në Ukrainë i kalojnë 100 miliardë dollarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Shuma e dëmeve nga lufta në infrastrukturën e Ukrainës tashmë ka arritur në 104 miliardë dollarë. Të paktën 45 milionë metra katrorë banesa, 656 spitale, më shumë se 1,200 institucione arsimore, afro 25,000 kilometra rrugë, 300 ura dhe 12 aeroporte janë shkatërruar ose dëmtuar si rezultat i sulmeve ruse. Shifrat i ka bërë të ditura kryeministri i Ukrainas, Denys Shmyhal, në në Samitin e Infrastrukturës Britaniko-Ukrainase.

Muajin e ardhshëm, qeveria do të prezantojë Planin e Rimëkëmbjes së Ukrainës – United24 – dhe fton vendet që të bashkohen me zbatimin e tij.

“Ne mbështetemi në një qasje rajonale, e cila përfshin kujdesin e një prej vendeve partnere për një rajon ose industri të caktuar. Danimarka tashmë ka rënë dakord të kujdeset për rindërtimin e rajonit të Mykolayiv. Shtetet baltike do të ndihmojnë në rindërtimin e rajonit Zhytomyr. Portugalia do rindërtojë shkollat ​​ukrainase. Dhe të gjithë në Ukrainë e dinë se Mbretëria e Bashkuar, siç premtoi kryeministri Boris Johnson, do të marrë pjesë në rindërtimin dhe zhvillimin e Kievit dhe rajonit të tij”, tha Shmyhal.

Ukraina po zhvillon një plan ambicioz rimëkëmbjeje dhe beson se kompanitë britanike do të luajnë një rol kyç në këtë rindërtim, vuri në dukje kryeministri.

“Sot, Britania dhe populli britanik po qëndrojnë krah për krah me ne në këtë moment të vështirë të historisë sonë. Dhe jam i sigurt se do ta bëjnë këtë edhe në të ardhmen”, nënvizoi Shmyhal.

Siç vuri në dukje kryeministri ukrainas, ekspertët ndërkombëtarë dhe Komisioni Evropian vlerësojnë shumën totale të programit të rindërtimit në 500-600 miliardë euro. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *