• |
ide | kryesore

“E parandaluam disa herë eliminimin e tij”/ Abazoviç reagon për vrasjen e mafiozit malazez

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka reaguar mbi ekzekutimin e mafiozit Miliç Sakoviç. Sipas Abazoviç, policia malazeze ka parandaluar disa herë vrasjen e Sakoviç.

“Qytetarët duhet ta dinë se nuk do ta heqim qafe kartelin ashtu, ne kemi hyrë në vatrën e krimit dhe disa nga ata kriminelë kanë pasur mbështetjen e Drejtorisë së Policisë, janë njerëz të famshëm, disa janë proceduar dhe pres që disa të jenë po ashtu të proceduar,” tha kryeministri.

Mafiozi u vra të premten mbrëma para mureve të qytetit të vjetër në Budva. Dyshohet se ai është ekzekutuar nga një person i veshur me këmishë të bardhë, teksa ishte i ulur në një lokal. Miqtë e tij me të cilin po darkonin dhanë një deklaratë në polici ku thanë se kanë parë një burrë të dyshimtë që ka kaluar pranë tyre drejt Qytetit të Vjetër. Personi filloi të lëvizte me shpejtësi dhe iu afrua tavolinës, nxori një armë dhe e qëlloi Sakoviçin pas shpine në një distancë prej gjysmë metri.

 

 

 



2 Comments

  1. Mos me pas interes ti nuk e kishe lexu lajmin apo nuk e kishe hapur fare.Nuk te thote kush lexoje me detyrim.Kush te doje le te lexoje.Keshtu qe relaksohu dhe merru me gjera qe te interesojne, sepse shqiptaret jan shume kritike per gjera pa interes, ah kur eshte puna per gjera te rendesishme rrine si mut dhe nuk folin apo nuk kundershtojne ndonje gje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *