• |
ide | kryesore

I dënuar me 1 vit burg për dhunimin e djalit, 40 vjeçari kapet në Kapshticë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka arrestuar shtetasin me iniciale B.K, 40 vjeç i cili po hynte në territorin shqiptar në pikën kufitare të Kapshticës. Arsyeja e arrestimit ka qenë se 40 vjeçari ishte i dënuar me një vit burg për dhunë në familje ndaj djalit të tij të mitur.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim B. K., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 09.10.2019, e ka dënuar me 1 vit burg, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Keqtrajtimi i të miturit”. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës.”, njofton policia.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *