• |
ide | kryesore

“I dërgoi një foto Raiolës”: Pogba tregoi të vërtetën me Mourinhon te United dhe provokimet e portugezit

-Instant, Sport



The Pogmentary, dokumentari i ri mbi jetën dhe karrierën e Paul Pogba, është publikuar në Amazon Prime Video, por seriali ka krijuar shumë diskutime. Në një klip, në fakt, lojtari kritikonte një ofertë të Manchester United, rreth 300 mijë paund në javë, duke thënë se ato para nuk ishin “asgjë”. Tifozët nuk e kanë marrë aspak mirë dhe e kanë sulmuar ashpër në rrjetet sociale. Por tani, dalin detaje të reja për jetën e tij në Old Trafford.

Në episodin e pestë të dokumentarit, Paul flet edhe për mosmarrëveshjet që ka pasur me Josè Mourinhon dhe për ftohjen e ndodhur mes tyre. Marrëdhënia mes Pogba dhe portugezit ishte fillimisht e qetë dhe e bazuar në besimin reciprok. Të dy ishin të sigurt dhe të bindur se do ta shtynin njëri-tjetrin drejt suksesit. Së bashku, ata fituan Europa League 2017 dhe dukej se ajo e tyre do të ishte një partneritet i frytshëm që do ta kthente United në majat e futbollit anglez.

Pastaj, pas një fillimi premtues, gjithçka ndryshoi. Marrëdhënia filloi të përkeqësohej me dëmtimin e mesfushorit në muajt e parë të sezonit të dytë me Mourinhon. Lojtari shkoi në Miami për t’u rikuperuar, por, në ato ditë, portugezi bëri diçka që e mërzit shumë francezin: “Gjithçka filloi kur u dëmtova – pranoi Pogba – thashë që do të shkoja në Miami për të bërë rehabilitimin. Një fotograf më bëri një foto me Zulay (gruaja e francezit) e Jose ia dërgoi foton Mino Raiolës. Nuk më pëlqeu fare ky gjest”.

Më pas fjalët e Special One e përkeqësuan situatën: “Ai tha ‘është me pushime kur ne punojmë si mushka’. I thashë Mourinhos ‘E ke seriozisht? Unë jam i dëmtuar. Unë stërvitem tre herë në ditë këtu. Kush mendon se jam unë? Unë nuk jam si lojtarët e tjerë.’ Ishte dicka e re për mua të kisha një problem me trajnerin tim”.

Një mesazh që dëmtoi në mënyrë të pashmangshme marrëdhënien e tyre: “Rrethi i tij është shumë i ngushtë. Gjithçka bazohet në dashuri, besim, respekt. Nëse nuk janë këto, lamtumirë”, ka komentuar në fund Mino Raiola. Dhe në të vërtetë, të dy nuk kanë mundur më të rindërtojnë një marrëdhënie. Në fakt ka pasur shigjetime nga të dyja palët gjatë qëndrimit të Special One në Old Trafford, por edhe pas lamtumirës së tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *