• |
ide | kryesore

Inter-Lukaku, pritet kërkesa e Chelsea: objektivi zikaltër, limiti 10 milionë euro

-Instant, Sport



Është shtyrë takimi i dytë mes Inter dhe Chelsea për rikthimin e Romelu Lukakut te zikaltërit: Todd Boehly, pronari i ri i londinezëve, kërkoi më shumë kohë për shkak të impenjimeve në Los Angeles, ku mbërriti dje. Çështje orësh, ose në çdo rast disa ditësh: maksimumi do të shkojë deri të hënën pasi Interi po nxiton të mbyllë negociatat për të përfituar nga Dekreti i Rritjes dhe për t’u fokusuar në tratativa të tjera, por edhe vetë Blues duan ta zgjidhin çështjen dhe pastaj të mendojnë për merkaton në hyrje. Në videokonferencën mes dy klubeve, Chelsea do t’i përgjigjet propozimit të parë prej 5 milionësh të zikaltërve për huazimin e sulmuesit. Marotta dhe Ausilio e quajnë të mirëqenë refuzimin dhe presin një kundërkërkesë prej 15 milionësh: është logjike të mendohet se mund të arrihet në gjysmë të rrugës, ndoshta me ndihmën e bonuseve.

Lukaku e di se ka bërë gjithçka që është e mundur dhe po pret që marrëveshja të zhbllokohet, ndërsa optimizmi i madh i belgut reflektohet edhe në lëvizjet e tij të fundit: sipas Gazzetta dello Sport, ditët e fundit ai ka telefonuar dhe i ka dërguar mesazhe disa ish-shokëve të skuadrës, plot dëshirë për t’i parë përsëri së shpejti.

Në videokonferencë ka gjasa që të flitet edhe për lojtarë të tjerë, duke qenë se anglezët janë të interesuar për tre profile zikaltër. Mbi të gjitha Dumfries, fiksimi i Tuchel, të cilin Interi e vlerëson 60 milionë euro, por për të cilin do të dëgjohet një ofertë 40-45 pa harruar de Vrij dhe Skriniar, duke qenë se lamtumira e Rudiger ka krijuar një boshllëk në mbrojtjen e Chelsea. Megjithatë, janë situata që nuk kanë lidhje me Lukakun: nëse vijnë propozimet angleze, ato do të dëgjohen, por për momentin prioriteti i zikaltërve është në hyrje, për t’i dhuruar Lukakun teknikut Simone Inzaghi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *